Protestë dhe anti-miting?! Nesër në 11:00 opozita para Kryeministrisë, Rama në Vlorë
Edi Rama dhe Lulzim Basha
Ndërsa opozita nesër në 11:00 do të mbajë protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, në të njëjtën orë kryeministri Edi Rama do të jetë në qytetin e Vlorës në takime me qytetarët në kuadër të dialogut në kuadër të zgjedhjeve lokale. Është quajtur nga opozita si një anti-miting i kreut të qeverisë për të shuar sipas saj peshën e protestës së opozitës së bashkuar.
"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në mitting thonë. S'është mitting o mavri me bojë po dialogu qytetar Bashkia që duam, prandaj mos na bëni reklamë amantë keqen, se i thonë Vlorë hesapi dhe s'kemi ku ulim njerëzit", tha Rama
Nesër opozita e bashkuar do të mbajë një protestë kundër qeverisë, korrupsionit dhe lidhjeve të pushtetit sipas tyre me krimin. Nga radhët e opozitës janë ngritur pretendime se kreu i qeverisë po bën anti-miting, duke u larguar në Vlorë në të njëjtën ditë që ata do të tubojnë para kryeministrisë.
Prej ditësh Rama ka nisur turin “Bashkia që duam” ku konsultohet me qytetarët për problematikat që ata kanë me njësitë vendore.
Policia ka dhënë informacione se në protestë do të ketë persona me rekorde kriminale që do të ushtrojnë dhunë dhe i ka bërë thirrje organizatorëve të distancohen nga aktet e dhunës. Po ashtu një apl ka edhe për qytetarët që nuk do dalin në tubim, që të shmangin zonat pranë protestës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.8%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1445
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
Nihmojeni shpetimin e Shqiperise nga shqiptaret.Kush lutet ne Zot.Kush ne Unives,Kush ne fuqi te natyresh.Kush ne Bibel.Kush ne Kur'an.Kush ne Tevrat e Kush ne Zebur.Kush ne Krisht e Muhamed, e kush ne Imam Ali.Te gjithe lutuni qe te sheptoj Shqiperia nga shqiptaret.te shpetoj Shqiperia nga ata qe, menduan,vrapuan dere me dere, "udhezuan"porosite e financuan te behen ar gat te djallit per shkaterrimin e cdo vlere shpirterore e materiale shqiptare. Lubite e shumeta vrapuan e paguan qe sot te punojne ne shkaterimin,rrenimin e klljen e cdo vlere qe eshte shqiptare.keshtu jane porositur nga djajt e zi rreth e per qark Shqiperise dhe shqiptareve.Keshtu do vrapojne lakejte,hijenat e porositura per te keqen, nga IRJM, nga Kosova si dhe "mikpritesit" nga hapersira e Shqiperise londineze.
Përgjigju