Reagime të forta kanë ardhur edhe nga vetë ekipi i Barcelonës pas pas humbjes poshtëruese 8-2 kundër Bayern-it në Champions League. Është një ikonë e klubit si Gerard Pique i cili pas takimit në Lisbonë ka paralajmëruar për ndryshime rrënjesore që duhen në skuadër, deri te drejtuesit e klubit. Ai vetë shprehet se është i gatshëm të largohet nëse kjo është në të mirë të klubit.
“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem.
Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme… në Evropë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka,”-u shpreh Pike!
Ndërkohë trajneri i skuadrës Setien pas ndeshjes ka deklaruar se nuk e jep dorëheqjen.
“Vërtetë e dhimbshme. Zhgënjim i madh. Barcelona është një klub i madh. Kjo bën dëm dhe diçka me siguri do të ndryshojë. Duhet të nxjerrim përfundime dhe të marrim vendime.
Nuk e di nëse jemi në fund të një cikli, kam qenë këtu vetëm për tetë muaj, por nëse Gerard Pike është një reflektim si ai që sapo dëgjova, besoj se ka diçka në bazë.
Është shumë herët dhe e vështirë të mendoj nëse do të vazhdoj apo kjo, kjo nuk varet nga unë, do të ketë reflektim duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Barcelonën një humbje kaq poshtëruese,”-u shpreh Setien.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5470
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin
16 Prill, 23:00
-
Champions/ Sonte përcaktohen 2 gjymsëfinalistë, Paris SG në Katalonjë për të përmbysur Barçën! At.Madrid për t'i rezistuar Dortmundit
16 Prill, 13:53
-
Shakaja 'pa kripë' në dëm të yllit të Barçës, TV spanjoll largon ish-ndihmësin e Diego Simeones
11 Prill, 19:13
-
Mediat kryqëzojnë Donnarumman, Luis Enrique: Barcelonën e përmbysim në Spanjë! Simeone i mërzitur pas fitores: Gabuam kundër Dortmund
11 Prill, 10:51
-
GOLAT/ 'Krisma' në Paris, Barcelona mposht 2-3 PSG-në në çerekfinalet e Champions League! Atletico fiton 2-1 ndaj Dortmundit
10 Prill, 22:55
-
Natë 'e zjarrtë' në Paris, fansat e PSG-së lënë pa gjumë lojtarët e Barcelonës (VIDEO)
10 Prill, 18:18
-
Sonte Paris SG-Barcelona, Enrique provokon hapur Xavin: S'e njoh për trajner, jam unë historia 'blaugrane'! Në Madrid Atletico-Dortmund
10 Prill, 11:36
-
Championsi 'varkë shpëtimi', Xavi: Duhet të ëndërrojmë
9 Prill, 22:38
-
Barcelona gafë në merkato, mbrojtësi shkëlqen në Francë dhe premton 50 milionë euro
31 Mars, 21:58
-
VIDEO/ Barcelona i falet golit të Raphinhas, mund Las Palmasin! Ramos i jep tri pikë Sevillas, mbrojtësi feston ditëlindjen me gol
30 Mars, 16:29
-
Nuk ia del prej 2 vitesh, Milan sonte për të thyer Fiorentinën! Vjolët luajnë pas vdekjes së Barones! Strakosha synon të ndalë United
30 Mars, 13:39
-
Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit
28 Mars, 16:22