Severodonetsk nën agresionin e pandërprerë rus, Guvernatori: Vriten 4 civilë

Severodonetsk nën agresionin e pandërprerë rus, Guvernatori: Vriten 4 civilë

Severodonetsk qytet në rajonin lindor të Donbasit është ende nën kontrollin e Ukrainës pavarësisht nga forcat ruse që bombardojnë qytetin.

Rusia e ka ripërqendruar përpjekjen e saj të luftës në Donbas e përbërë nga rajonet e Luhanskut dhe Donetsk dhe shumë besojnë se presidenti Putin mund të pretendojë fitoren në luftë nëse Moska merr kontrollin e rajonit.Nëse Rusia merr Severodonetsk, ajo do të kontrollojë pothuajse të gjithë Luhanskun.

“Rusët përqendruan pothuajse të gjitha forcat e tyre, përkatësisht 25 grupe taktike batalioni për të marrë qytetin", shkruan në telegram Guvernatori rajonal Serhiy Haidai.

“Forcat ruse po bombardojnë qendrën e qytetit në mënyrë kaotike dhe të pandërprerë, ndërsa betejat po zhvillohen në fshatrat përreth”, tha ai.

“Është shumë e vështirë të evakuohen njerëzit”, shtoi ai.

Katër civilë u vranë në një bllok të lartë si rezultat i bombardimeve të hënën.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar