Sezoni i ri artistik në institucionet e kulturës me premiera dhe rivënie shfaqjesh (VIDEO)

Teksa pushimet verore po përfundojnë, të parët që kanë çelë dyert e institucioneve të kulturës për të bërë provat e premierave të reja, me të cilat do të prezantohen në këtë sezon të ri artistik para publikut kryeqytetas janë artistët. Shfaqjet teatrore, performancat artistike, festivalet, koncertet edhe ekspozitat personale janë vetëm disa nga aktivitetet e programuara në këtë fillim sezoni.

Dy teatrot, ai Kombëtar edhe ai Eksperimental “Kujtim Spahivogli” aktivitetin e tyre artistik për këtë sezon do ta zhvillojnë në ArTurbina. 

Regjisori Qëndrim Rijani do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin tetor me “Xhelatët”, shfaqje për të cilën ka punuar gjatë gjithë verës me artistët dhe ka në qendër dënimet, varjet pa gjyq në Angli, subjekt të cilin regjisori e paralelizon me ngjarjet në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit. 

Ndërsa, Teatri Eksperimental do të rikthehet tek publiku në shtator me “Jul Cezarin” (1599) me regji të Ivica Buljan dhe “Zogu i zi” me regji të Kiço Londos. Në qendër të shfaqjes janë republikanët, të cilët të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës, që kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki, edhe restaurojnë republikën.

Shfaqja “Zogu i zi”ka në qendër marrëdhënien intime të një 12-vjeçareje me një 41-vjeçar dhe vjen si një autopsi e thellë për shoqërinë tonë, e cila nuk dialogon.

Në skenën e Teatrit Metropol do të ngjitet edicioni i tretë i Festivalit Metrofest, që ka në qendër dramën shqipe.

Ndërsa, në Teatrin e Kukullave vogëlushët do të mund të shohin premierën e re, “Aladinin”.  

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i cili vazhdon të jetë në rikonstruksion, rikthehet tek publiku me një “Grand gala” në open air, ashtu sikundër edhe e mbylli këtë sezon në Sheshin “Skënderbej”.

Një nga institucionet e kulturës, i cili ekspozon për publikun vetëm një herë në tre muaj, pavarësisht dëshirës së lartë të publikut apo artistëve të arteve pamore për ta vizituar më shpesh institucionin është edhe Galeria Kombëtare e Arteve, që pas ekspozitës retrospektivë të Kolë Idromenos këtë sezon e nis me ekspozitën personale të Adrian Pacit, “Prova”.

Ndërsa, Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave dhe vet Ministria e Kulturës vazhdojnë që të jenë të angazhuara për përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, me logo, konferenca shkencore edhe ekspozita.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv