Sezoni i ri turistik 2021 hapet me datë 25 Prill, 200 turistët e parë nga Ukraina do të mbërrijnë në aeroportin 'Nënë Tereza'

Sezoni i ri turistik 2021 hapet me datë 25 Prill, 200 turistët e parë nga Ukraina do të mbërrijnë në aeroportin 'Nënë Tereza'

Aeroporti Ndërkombëtar 'Nënë Tereza'

Pandemia e COVID-19 ka vënë në vështirësi për muaj me radhë operatorët turistikë në vend, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së koronavirusit.

Por siç duket me fillimin e vaksinimit masiv anti-COVID në vend si dhe vaksinimi i stafit të operatorëve turistikë, duket se do të krijojë më tepër lehtësi për sezonin turistik në vendin tonë.

Turistët e parë pritet që të mbërrijnë në datën 25 prill 2021 rreth mbasdites. 200 turistë nga Ukraina do të mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar 'Nënë Tereza', me fluturimin e parë ajror nga Ukraina, Kiev-Tiranë.

Data 25 është edhe fillimi aktual i sezonit të ri turistik 2021, i cili megjithëse me pandeminë COVID 19, duhet të jetë i suksesshëm dhe të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit