Sezoni i ullirit, moti i paqëndrueshëm prish cilësinë e tij! Fermerët: S’ka blerës dhe mungon tregu

Kultivuesit e ullirit kanë hyrë në fazën e nxjerrjes së vajit. Por në një kohë që prodhimi është i bollshëm, fruti nuk është cilësor. Ismat Yzeiri i cili ka vite që merret me kultivimin e ullirit në Fier, tregon problemet e këtij sezoni. Nuk dihet se si ka ndodhur, por Yzeiri një fermer që biznesin e tij e nisi me kredi, thotë se moti jo i qëndrueshëm ka ndikuar në cilësinë e ullirit

 “Këtë vit ullinj ka jashtë mase por nuk ka sasi vaji për kuintal, nga moti i thatë që ishte tani i ra uji dhe ka marrë peshën. Kam që në vitin 94 në fabrikë, në treg kam 5-6 vjet që kam dalë. Unë kam filluar me kredi, fermerët janë shumë të kënaqur me ullirin por duam treg", tha fermeri Yzeiri.

Report Tv vizitoi fabrika të përpunimit të ullirit në zonën e Roskovecit dhe në Fier. Cilësia jo e mirë, dhe situata nga pandemia e Covid duket se kanë ndikuar dhe në mungesën e tregut për vajin e ullirit

Fermeri shprehet se "Me aq sa kam, e kam prodhim vetjak". Nje tjetër fermere thotë se "Ne e shesim te fëmijët tanë, te miqësia".

Ndërsa një tjetër thkespon problematikën e mungesës së tregur "Unë atë dy ton vaj që e bëj nuk kam ku ta shes, nuk ka treg".

Fieri dhe Mallakastra janë rrethet që kane një fond prej afro 2 milion rrënjë ullinj.  Por duket se rritja e prodhimit ka sjellë anën negative të rënies së çmimit në treg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neri: 26/11/2020 11:32

    Ta gezoni prodhimin e ri dhe shyqyr qe ka prodhim te bollshem.Po perse ore prisni qe prodhimi (vaji)te shitet brenda dites.Konservojeni ose amballazhojeni dha ka kohe nje vit per ta shitur pjese,pjese se nuk ka njeri te bleje 40-50 litra per nje here.U krijua koncepti qe fermeri sapo te siguroje prodhimin do ta shes per nje here dhe kerkon ndihme nga qeveria Mbeti vaji,mbeti qepa,mbeti molla etj.Siguro cilesine dhe ruaje prodhimin se dhe ai grumbullusi i madhe ne fund te fundit ka nje limit qe te grumbulloje dhe ta shes,po ashtu dhe kosumatori i thjeshte.Format e shitjes jane te larmishme,gjejeni vet menyren.

    Përgjigju
  • Ggg: 26/11/2020 08:20

    Jeni mesu duke bere hile te cdo gje, si ne cmim, sasi e cilesi dhe pastaj qaheni o hoajduter e matrapaze...

    Përgjigju
  • asl: 26/11/2020 06:36

    Uleni cmimin dhe jepni vaj te paster,tregu vjen nga mbas pa frena.Nje jete vetem qaheni.

    Përgjigju
  • Iris: 26/11/2020 02:58

    Po ju tregoj prodhimet shqiptare qe kane gjetur treg e bleres ketu ne Massachusetts dhe shiten ne dyqanet orientale: ullinj e vaj ulliri,djathe Gjirokastre e djathe Kabashi,kafe,fasule Korce,pasul Kosove,uji Glina,birra Korca etj.Ka dhe sallame te tipit shqiptar por qe prodhohen ketu,se U.S.nuk lejon prodhimet e mishit nga Evropa.Te tilla produkte ka ne cdo shtet ku ka shqipo me shumice.Nuk do ishte keq qe te synohen ne te ardhmen dhe supermarketet e medhenj.Prodhimet tona nuk kane asgje me pak se ato italiane,franceze,greke.I vetmi ndryshim eshte qe keta shtete bejne marketing me agresiv dhe luftojne te gjejne tregje te reja,nuk qahen apo te ngrene supet si keta tanet.I shikoni patriotet tuaj,qe tani po gjejne treg?Nxitoni dhe sillini ketu prodhimet tuaja.

    Përgjigju
  • Agronomi: 26/11/2020 00:54

    Vazhdoni dhe mbillni me shume ullinj -portokalle -mandarina--arra-limona-molle--kumbulla-geshtenja--lajthi -rrush-patate--qepe-shege-domate -speca-luleshtrydhe -qershi sepse te gjitha keto produkte shiten,,,ulliri edhe hahet edhe behet vaj,,rrushi behet raki e vere,,geshtenjat perdoren per cokollata ,sidomos jashte,,portokallet -limonat-mollet behen lengje,,....patatet behen niseshte dhe pure..po duhen ngritur fabrika per te bere lengje -dhe niseshte,,por I LUTEMI TE GJITHE FSHATAREVE NE SHQIPERI QE TE NDERTOJNE SHTEPITE NE RREZE TE KODRAVE JO NE FUSHA,,,,KEMI SHUME MALE DHE PAK FUSHA E KETO DUHET TI KEMI PER TE MBJELLE.... .....

    Përgjigju
  • mond: 25/11/2020 22:43

    Ju mbeti goja ..ska treg... Se ku e degjojne dhe e perseritin per cdo lloj malli, bejeni vajin te mire, cilesor pa hile dhe eshte i shitur, lerini llafet, njeri e shes ne miq njeri nuk kam ku e shpie, dhe dyqanet jane plot me vajra skarco qe vetem emrin kane ulliri.Malli i mire eshte i shitur, por nqs nuk e beni dot me mire mos u merni me ate pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus