Sezoni mbreslënës në Seria A, Kristjan Asllani pretendent për çmimin ‘Golden Boy’

Sezoni mbreslënës në Seria A, Kristjan Asllani pretendent për çmimin ‘Golden Boy’

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani

Ende debutimi në ndeshje zyrtare me Interin nuk ka ardhur, por për Kristjan Asllanin 2022 do mbetet një vit i paharruar edhe për faktin se është kandidat për çmimin ‘Golden Boy’, ose siç thuhet në shqip ‘Djaloshi i Artë’. 20-vjeçari është përzgjedhur fillimisht në listën me 100 futbollistë nga italiania ‘Tuttosport’ që akordon çmimin, ndërsa dihet se me kalimin e kohës ngushtohet në 60, 40 dhe më në fund, një listë me 20 lojtarë.

Gazetarëve që përfaqësojnë gazeta dhe organe të ndryshme mediatike u jepet e drejta për të zgjedhur fituesin. Vitin e kaluar ishte i riu Pedri i Barcelonës, i cili fitoi këtë çmim, pas një sezoni të shkëlqyer në Spanjë dhe Europë, ku dalloi për cilësitë e tij.

Deri më tani lista është ngushtuar dy herë, duke shkuar fillimisht në 80 futbollistë dhe më pas në 60, por Asllani ka rezistuar. Mesfushori polivalent ra në sy sezonin e kaluar me ekipin toskan të Empolit duke u bërë një pikë e rëndësishme në formacionin e Andreacolit. Rendimenti i lartë që ai mbajti përgjatë sezonit, bëri që të ishte titullar në çdo ndeshje, madje duke shënuar edhe kundër Interit, çka ngjalli edhe një interesim të zikaltërve, për këtë talent që po shfaqej në Serinë A.

Përveç kësaj Asllani me shumë mundësi do jetë në listën me 10 emra të Seria A për çmimin ‘Golden Boy’. Në listën e përzgjedhur nga “Tuttosport”, e cila do të ngushtohet ende, ka vend edhe për emra si Fabio Mireti i Juventusit, Nikola Zalevski i Romës, Destini Udogi i Udinezes.

Ndërkohë, përtej Italisë, në garë për këtë çmim janë edhe lojtarë të rinj shumë të njohur, si Kamavinga i Real Madridit, Gavi i Barcelonës, Musiala i Bajern Myhniut dhe Adejemi i Dortumundit. Një garë e fortë që në vazhdim do të eliminojë edhe 20 lojtarë të tjerë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë