VLORË - Sezoni turistik shoqërohet me një fluks të lartë pushuesish të cilë zgjedhin bregdetin e Vlorës dhe Sarandës për të kaluar pushimet, rrjedhimisht janë shtuar dhe kontrollet nëpër akset kryesore rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve si dhe evidentimin e shoferëve që janë në shkelje të rregullave.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e policisë rrugore duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë vendosur nën hetim 6 tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Janë pezulluar 12 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur gjithsej 1375 masa administrative, nga të cilat: 189 masa për tejkalim shpejtësie; 30 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 9 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 161 masa për parakalime të gabuara; 585 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit; 354 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
S.C/A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.1%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 625
Lajme të tjera
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:07
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill, 12:52
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34