Sezoni turistik në Vlorë/ Kontrolle në gjitha akset rrugore, 3 shoferë në pranga, 6 nën hetim,12 patenta të pezulluara dhe 1375 gjoba në një javë 

VLORË - Sezoni turistik shoqërohet me një fluks të lartë pushuesish të cilë zgjedhin bregdetin e Vlorës dhe Sarandës për të kaluar pushimet, rrjedhimisht  janë  shtuar dhe kontrollet nëpër akset kryesore rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve si dhe evidentimin e shoferëve që janë në shkelje të rregullave.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e policisë rrugore duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë vendosur nën hetim 6 tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Janë pezulluar 12 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur gjithsej 1375 masa administrative, nga të cilat: 189 masa për tejkalim shpejtësie; 30 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 9 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;  161 masa për parakalime të gabuara; 585 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit; 354 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë