Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Green Coast

Fundjava qe lamë pas shënoi nje dyndje turistësh në plazhet tona. Në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit duket sikur sezoni turistik ka nisur më herët.

Referuar shifrave nga Instat, Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milionë të huaj gjatë tremujorit të parë të këtij viti duke shënuar një rritje prej gati 40% krahasuar me një vit më parë.

Këtë e dëshmojnë jo vetëm operatorët turistikë të cilët kanë hasur nje boom në rezervime, por edhe mjaft struktura hoteliere të cilat kanë rezultuar të jenë të rezervuara totalisht gjatë muajit te fundit.

I tillë është rasti i Green Coast, i cili prej më shumë se 1 muaji ka rezultuar totalisht i rezervuar në të gjithë kapacitetin e vilave me qira.

Sipas Znj. Satbere Hoxha, drejtoreshës ekzekutive të Balfin Asset Management & Hospitality, që pas periudhëes post-pandemike vihet re një rritje e shtuar e vizitorëve në resort si dhe klientëve të hotelit, të cilët përvec akomodimit kërkojnë gjithmonë e më tepër prezencën e shërbimeve cilësore.

“Në këtë prizëm, për të zgjatur sa më tepër sezonin turistik, vazhdimisht kemi qenë mjaft ambiciozë për të ofruar një larmishmëri zgjedhjeje mes restoranteve, beach- bareve, dyqaneve dhe aktiviteteve të ndryshme”-përmend znj. Hoxha. Green Coast ishte i pari resort që hapi zyrtarisht sezonin turistik më 12 Prill, diçka që më parë nuk ka ndodhur.

“Si rrjedhojë, klientët tanë e shndërruan fundjavën e shkuar në një fundjavë tipike vere, duke theksuar nevojën për shërbime cilësore të cilat vetëm në Green Coast mund të gjenden aktualisht”- thekson znj. Hoxha. Dhe nëse në Green Coast sezoni turistik duket sikur zgjatet nga viti në vit, fundjava e kaluar sjell në vëmendje nevojën për të zgjatur sa më shumë sezonin turistik.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur