Sezoni turistik, Policia e Shtetit harton planin e masave! 1500 efektivë në gatishmëri për plazhet dhe zonat malore

Aty ku do të ketë pushues dhe turistë do të ketë edhe policë. Një plan masash për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e tyre ka nisur të zbatohet. Janë mbi 1500 forca që do të garantojnë mbarëvajtjes e sezonit. Në dispozicion të tyre do të jenë edhe 150 mjete të ndryshme si furgonë, makina, motoçikleta dhe mjete lundruese. Patrullimet do të jenë të vazhdueshme në të gjithë vijën bregdetare, me biçikleta, që nga orët e para të nisjes së ditës, deri kur plazhet të mbyllen ne orët e vona të mbrëmjes. Në ndihmë pritet të vijnë edhe rreth 50 efektivë policie nga Kosova, që do të shpërndahen në tre bregdete të ndryshme.

Përveç zonave bregdetare, Policia e Shtetit ka shtuar kapacitetet e kontrolleve dhe në zonat malore, sidomos në pikat strategjike turistike. Bashkëpunimi i policisë pritet të jetë i ngushtë me administratorët e njësive administrative dhe kryepleqve të fshatrave, për të pasur informacion të detajuar për turistët që lëvizin në terrene të vështira në rast nevoje dhe kërkesës për ndërhyrje për ndihmë.

E angazhuar me forca shtesë do të jetë edhe Policia Rrugore. Rruga e Kombit, superstrada Tiranë – Shkodër, dhe e gjithë vija rruga e vijës bregdetare në jug do të jetë e survejuar me radarë shtesë për parandalimin e shpejtësisë së mjeteve dhe si rrjedhojë dhe të aksidenteve.

Shërbime shtesë janë bërë edhe në tre pikat kufitare kryesore të veriut, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. E njëjta gjë pritet të bëhet edhe në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, nëse do të hapen, siç shteti grek ka premtuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK