Sezoni veror/ Akset më ploblematike në Durrës që duhet të shmangni, Policia- shoferëve: Respektoni sinjalistikën (VIDEO)

Policia e Durrësit ka organizuar një plan masash për garantimin e jetën të pushuesve shqiptarë e të huaj, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore kryesisht në disa nga akset rrugore që për policinë konsiderohen si më problematiket.

Në një prononcim për mediat, kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini shprehet se si akse më problematike janë ato Maminas-Gjiri i Lalzit, Fushë-Krujë e Thumanë.

"Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri i Lalzit, Maminas-Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem- Ura e Gjoles, Fushë Krujë-Thumanë.  Në këto akse janë me shërbim të përforcuara dhe monitorim për menaxhimin e trafikut", tha ai.

Sipas zyrtarit të policisë, këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar dhe ulur numrin e aksidenteve.

"Gjithë këto masa janë marrë për të ulur dhe parandaluar numrin e aksidenteve. Krahasuar me 6-mujorin e vitit 2018 kemi një ulje të numrit të aksidenteve mbi 40%, nga 102 aksidente që ishin një vit më parë kemi 60 aksidente dhe kjo ka ardhur si shkak i një analize që ka bërë policia e Durrësit dhe vendosja e shërbimeve në ato "njolla të zeza", tha kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini.

Kreu i Policisë Rrugore Durrës, i bën apel të gjithë drejtuesve të tregojnë kujdes gjatë kohës që udhëtojnë, jo vetëm me shpejtësinë tej normave të lejuara, por edhe në përdorimin e celularit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi I motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi I motit