Sezoni veror/ Policia kërkesë bashkive: Vendosni roje bregdetare e kulla vrojtimi

Në një kohë kur në dy ditën e fundit janë regjistruar 3 persona të mbytur në plazhin e Durrësit e të Shëngjinit, drejtoritë vendore të policisë u kanë kërkuar bashkive që të marrin masat e menjëhershme për të parandaluar ndonjë ngjarje tjetër të tillë të mundshëm.

Me anë të një kërkese zyrtare, është kërkuar që në plazhe të ketë roje bregdetarë, dhe kulla vrojtimi.

Ndonëse kjo ka qenë një nga masat e pëfmendura që në nisje të sezonit turistik, mësohet se në disa bregdete nuk është praktikuar.

Një tjetër masë e kërkuar është edhe ajo e vendbazimeve të motorrave të ujit, duke bërë që perimetri i vijëzuar të jetë sipas të gjitha standardeve të parashikuara në ligj.

Edhe më herët, që në nisje të sezonit turistik në të gjitha qytetet bregdetare janë mbajtur takime me përfaqësues të disa institucioneve ku është kërkuar marrja e masave, për të siguruar jetën e pushuesve e turistëve të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E ma: 24/06/2019 15:42

    Nuk kan lek bashkit te ven roje bregdetare se ju duhen per protesta leket jo per te punuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin