Sezonin e dasmave e hap Klea dhe Elgiti! Martohen këtë të dielë në Himarë

Sezonin e dasmave e hap Klea dhe Elgiti! Martohen këtë të dielë në Himarë

Klea dhe Elgit

Klea dhe Elgiti kanë vendosur tashmë të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit.

Një nga dasmat më të përfolura të këtij sezoni pritet të jetë ajo e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që do të mbahet këtë fundjavë, çifti i njohur për publikun e kanë konfirmuar edhe më parë datën e dasmës së tyre.

Vip Magazine mëson se çifti ka zgjedhur Livadhin në jug të vendit për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Dasma, e cila do të mbahet nesër me 4 qershor, pritet të mbledhë fytyra të njohura të showbizit dhe ekranit.

Pritet që ata të thonë “PO” përgjithmonë në bregdet, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë, dhe kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të preferuar të publikut.

Ata janë edhe prindër të një djali, Krid!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve