Shuhen shpresat e Shqipërisë për vendin e parë në Ligën e Kombeve! Gafat e mbrojtjes e nxjerrin jashtë loje në Izrael, mundet 2-1

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen jetë e vdekje kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1, si pasojë e disa gabimeve qesharake në mbrojtje.

Pas një rasti flagrant të Brojës në ‘Bloomfield Arena’ ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Ëeissmas menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Një largim jo i duhur i topit nga Hysaj u shndërrua në gol nga sulmuesi Izraelit. Në vijim kuqezinjtë e drejtuar nga Reja, të cilët kishin shkuar me qëllimin e vetëm fitoren, patën disa raste për të barazuar, por qëllimin do ia arrinin vetëm në minutën e 88 me Myrto Uzunin, i cili realizoi një eurogol.

Pas këtij momenti kuqezinjtë u hodhën në sulm për fitoren e madhe, por nuk e dinin se një tjetër gafë, këtë herë e mbrojtësit Enea Mihaj do tu kushtonte rëndë. Topi mbeti në zonë dhe Baribo nuk fali, duke e përfunduar ndeshjen para kohe.

Me këtë humbje Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 1 pikë, ndërsa Izraeli siguron vendin e parë me 8 pikë, duke u ngjitur në Ligën A sezonin e ardhshëm. Kjo është humbja e dytë që Shqipëria merr ndaj këtij kundërshtari në Ligën e Kombeve, pasi në qershor u mposhtëm po 1-2.

Ndeshja e ardhshme për kuqezinjtë është kundër Islandës më 27 shtator në ‘Air Albania’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Përfundon ndeshja! Shqipëria mundet në Izrael me rezultatin 2-1, del jashtë objektivit

1664051636_1664051528Screenshot6.jpg

Përfundon ndeshja. Shqipëria mundet në Izrael me rezultatin 2-1, del jashtë objektivit.

Ora 22:32
Uzuni rikthen baraspeshën me supergol, shpresa në minutat e fundit për kombëtaren në Izrael

 

88’ Myrto Uzuni i futur si zëvendësues ka realizuar një supergol për të barazuar shifrat kundër Izraelit. Sulmuesi berates ka dhënë shpresë në këto minuta të fundit.

Ora 21:55
Gabimi i Hysajt ndëshkon Shqipërinë, Izraeli menjëherë në avantazh në fillimin e pjesës së dytë

 

46’ Izraeli ka kaluar në avantazh menjëherë në pjesën e dytë. Weissman ka shënuar pas një gabimi të Hysajt në krahë, i cili nuk ka larguar dot topin nga zona.

Ora 20:54
Mundësi e artë për Kombëtaren, por Brojës nuk i mjafton dinakëria (VIDEO)

 

6’ Broja përfiton nga përgjumja e mbrojtësit të Izrealit, por përballë portierit nga një kënd i prirët nuk realizon. Sulmuesi tregohet edhe egoist pasi Cikalleshi ishte me portën e boshatisur.

Ora 20:42
Nis në Tel-Aviv ndeshja delikate e Kombëtares, kuqezinjtë për t’u ‘hakmarrë ndaj Izraelit

1664045230_Screenshot1.jpg

1-Ka nisur në Tel-Aviv ndeshja e Ligës së Kombeve mes Izrealit dhe Shqipërisë, me kuqezinjtë që duhet me patjetër të fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 25/09/2022 16:59

    Serbia rumania hungari mali zi dhe greqia vojvodina qipro bullgaria maqedonia mos te mari pjese ne evropian dhe boterore se jane bashke me rusi

    Përgjigju
  • ilir metja nga fushkuqe: 25/09/2022 13:51

    si gjithmone albonistoni ne fun te tabeles ..si ishte ajo do fitojme to mundim cdo kunershtar , do dalim ne finale te botrorit etjera , thjesht budalleqet e albonistansve

    Përgjigju
  • Tifozet Kuqezi: 25/09/2022 01:41

    Reja te paraqitet per te bere dokumentat e pensionit nuk eshte me per te drejtuar.

    Përgjigju
  • Partia: 25/09/2022 00:31

    Reja nëse do të shpëtosh stolin,futi nje fajin e ka Saliu. Funksionon kudo...

    Përgjigju
  • Hungaria: 24/09/2022 23:09

    Hungaria mundi Gjermanine dhe Angline dhe do bie anglia në ligen b, duhet të fitoni me islanden dhe te keni me shume fat

    Përgjigju
  • Cunat: 24/09/2022 22:47

    Trajner shume i dobet, cuna pa seder fare. Turp. Si Shqiperia e Hafizit, ne cdo gje po shkojm mbrapa.

    Përgjigju
    • Demollari: 25/09/2022 08:10

      Te pakten nuk rrihen me 6 me 0

  • Kol: 24/09/2022 22:45

    Duka shporru o pler, Reja vaffanculo

    Përgjigju
  • Sefer daja: 24/09/2022 22:11

    Lojën e Shqiperise ne keto eleminatore e kan prishur 2 individe: Reja me ndryshimet e shpeshta te 11- baze, dhe Broja me egoizmin e tij te tepruar! Per mua Broja nuk e meriton formacionin!

    Përgjigju
    • Per Sefer Rakut: 25/09/2022 00:09

      O sefer jo mo ska faj “broja fenomeni” aspak 2 raste per gol dhe nuk shenoj. Ca faj te ka Reja qe jan keta amator lojtar. Ate rro**** jepja ta haj broja ndoshta behet me i shkathet

    • Lesh kapertoni: 24/09/2022 23:11

      Broja ka diçka se eshte i papare dhe duhet një sulmues ndihmes pasi kundershtari e markon me dy lojtare Brojen dhe keshtu i bie që sulmuesi ndihmes te bejne gol! Shqiperia beri super loje në sulm por duhet tr kete mesfushe krahu me te shpejt dhe një qender mefushor si BAJRAMI !

    • Sefer Rakut: 24/09/2022 22:30

      Ikno Sefer mos na ha shume koken e Rrockës ,ca faji ka Broja o matuf ,faji i Reja qe haoet bythesh sikur eshte ekip bote duke then do fitojme se jemi mire ,jane ekipe bote dhe asnjeher nuk nenvlersojn kundershtarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit