Sfida për titullin në WBO, boksieri shqiptar Uldedaj: Ia kam gjetur çelësin kundërshtarit

Të shtunën në pallatin e sportit “Feti Borova” boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj do të synojë të fitojë titullin Cruiser të versionit WBO ndaj kundërshtarit të tij argjentinas Nicolas Leandro Arganaraz. Të dy boksierët, shqiptari nga Lezha 21 vjeç dhe argjentinasi 22-vjeç nuk kanë asnjë humbje në karrierën e tyre dhe këtë herë dikush duhet ta prishë zeron. Para ndeshjes në konferencën për shtyp Uldedaj është shprehur: “Me trajnerin kemi bërë një punë të shkëlqyer. Përgatitja ka qenë për një kundërshtar mëngjarash, siç është argjentinasi. Vetë trajneri im është mëngjarash dhe them se ia kemi gjetur çelësin kësaj ndeshjeje.”

Lidhur me faktin që ndeshja do zhvillohet në Shqipëri boksieri nga Lezha deklaron: “Është kënaqësi e madhe për mua, kam mbështetjen e të gjithëve, e familjes, miqve, shokëve.” Ndërkohë boksieri argjentinas fillimisht shprehet se për të nuk përben problem fakti që ndeshja do zhvillohet në Shqipëri. Më pas në lidhje me ndeshjen Nicolas Arganaraz shprehet:  “Fakti që jam mëngjarash nuk mendoj se më penalizon. E kam analizuar deri diku kundërshtarin dhe është boksier i mirë, i përgatitur, por më e rëndësishme është që në këtë sfidë të fitojë më i miri dhe të mbizotërojë spektakli.” Argjentinasi në karrierën e tij ka 7 fitore, ndërsa Uldedaj I cili është pjesë e SES BOX Gala në Gjermani numëron 9 fitore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen