Sfidoi OFL-në dhe refuzoi të deklarojë pasurinë, pse u detyrua Lulzim Basha të heqë nga koalicioni Mustafa Licin?
Mustafa Lici dhe Lulzim Basha
Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, Mustafa Lici ishte një nga 13 partitë që pritej të firmoste marrëveshjen me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të shkuar bashkë në zgjedhje, por në momentin e fundit partia e tij u hoq për të qenë pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshimi".
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Basha ta hiqte Mustafa Licin në moment të fundit para se të dorëzonte në KQZ listën e partive në koalicion. Ndërkohë që një ditë pas formimit të koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshimi", Basha zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim, e cila i kërkoi atij që të përfshinte në lista kandidatë të pastër.
Kryetari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Lici, që kur ishte anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës kërcënonte kryebashkiaken Ademi dhe për djalin e tij në kërkim për vrasje refuzoi Operacionin Forca e Ligjit.
Mustafa Lici në maj të vitit të kaluar, sfidoi dhe refuzoi t'i përgjigjej Operacionit Forca e Ligjit, që i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg, pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.
Djali tjetër, Ibrahim Lici, ishte në kërkim për t'u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes në atentatin e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019. Mustafa Lici është vëllai i Fatbardh Licit, 53-vjeçari që u vra më 10 gusht 2018, në lagjen Kiras të Shkodrës.
Lici ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në vitin 2017, ai është përplasur ashpër edhe me kryebashkiaken e PD-së Voltana Ademin, të cilën e kërcënoi me tone kërcënuese gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak duke i drejtuar gishtin në fytyrë dhe duke e paralajmëruar që të kishte kujdes.
Kerkesa e PD per te regjistruar koalicionin ne KQZ, ku mungon partia e Mustafa Licit
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2593
Lajme të tjera
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 10:52
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Pazari i hallexhinjve' Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD
14 Prill, 12:31
-
Kthimi i Berishës në Grupin e PD, Basha: Ofensivë anti-SPAK! Partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë, do marrin hapa! Paralajmëron padi për Nikollën
13 Prill, 11:43
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
Jakin Marena: PD është bërë për mëshirë, Apeli t’i japë fund ‘agonisë’ për vulën
11 Prill, 19:15
Pisk e ka punen Basha qe nuk merr keto lloj njerzish dhe partish. Taksirati i PS me Tome Doshin qe mbledhin keto funderina dhe bashke me ato te LSI mbushin familjen e madhe banditeske te PS. Gabim, shume gabim shoku Luli.
Përgjigjuibrahimi tash ka stervit edhe vllan e vogel hamzan e ka ba si vedin edhe aj do tju bahet makth shkodres shpejt ma do mendja. gjithsesi kam rrespekt per djem trima po qe shkodra spo gjen qetesi
PërgjigjuKe respekt per djemte trima? O shoku, jemi ne shekullin 21, jo ne mesjete. Trimi eshte vec per vete dhe shpesh ne fund perfundon ne burg, nuk eshte as per vete, as per familjen (qe shpesh e fut ne gjak kot).
pa merak se dhe hamzai do stervis dhe te voglin se tata ka 4 djem o shpi pushke fisi lici esht nr i madh
ky esht ne gjak e po nuk mori nje vend ne parlament per mendimin tim shum shpejt do kemi lajme nga shkodra se kundershtaret e tij jane gati. kur i thone nje fjale ne shkoder:te hyfte vedja ne qef....ja ky esht rast i paster
PërgjigjuTata fis kriminelash djali i madh ne burg per gjob venie djali i vogel ne kerkim per disa vrasje . Mes tyre dhe cifti brecani
PërgjigjuMusliman shkodran pa din e iman. Nuk lahen dhe kane probleme me arsimimin. Zakonisht jane me dy klase fillore dhe sdine si e ka emrin gjyshi. Spiuna dhe komunista, rrace e ndyre dhe zgjebsa
PërgjigjuRrnofte Bieisha e ardhne e Shqipnis eshte Flamir Noka po ban zap Tiransit injorantet qe vec buk e gjiz din me hanger u hapu syte e i ban njerez.
PërgjigjuRrnoft Berisha or ti marrte nga ditet e tuja dhe te familjes tane. Jete te gjat mretit te shqiptareve
Tat Lici I vetmi qe mund te ja ruante votat Bashes be Shkoder. Rroft Rama lideri I vetem qe mund ta qeverise vendin.
Përgjigjua pika ty po ku ka nevoje basha ti ruash votat ne shkoder o pyk ne shkoder kesaj here mer 61%te votave
Per ty e per mua ia vlen te shkojne ne parlament njerez qe ruajne vota? Ne dusm.intelektuale e biznesmene qe te.kuptojne nga ligjet dhe politikat ekonomike.