Shahini: Të gjitha shkollat do hapin dyert të hënën

Shahini: Të gjitha shkollat do hapin dyert të hënën

1568983535_besashahini.jpg

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka dalë në terren ditën e sotme për të inspektuar nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Së bashku me ekipet e MASR, zyrave vendore arsimore dhe bashkive respektive, ministrja bëri verifikimet faktike në disa shkolla të Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit.

"Deri tani, kemi disa shkolla dhe kopshte në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Durrës të cilat shfaqin vetëm plasaritje të fasadës", shprehet Shahini teksa nënvizon faktin se me ndërhyrjet momentale që po realizohen aty ku është e nevojshme, duket se të gjitha shkollat do të hapin dyert për mësim për nxënësit e tyre ditën e nesërme.

MASR  njofton se ekipet e monitorimit dhe zyrat vendore arsimore vazhdojnë punën dhe verifikimet në koordinim edhe me strukturat e tjera qendrore dhe vendore.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj