Shantazhi i Khalifa Haftar mbyll portet e naftës në Libi! Kush është 'burri i fortë' që po sfidon Moskën dhe Ankaranë?

Marshalli Khalifa Haftar ka urdhëruar mbylljen e porteve të naftës në Libinë lindore dhe ka kërcënuar se do të shkurtojë dy të tretat e eksporteve të naftës bruto libiane.

Veprimi i Haftar shërben për të bërë presion mbi qeverinë e Tripolit të udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Serraj.

Ulja e eksporteve të paralajmëruara nga marrshalli vlerësohet në 700 mijë fuçi në ditë.

Mbyllja e terminaleve të naftës në Libi vjen në prag të Konferencës së Berlinit, ku pritet të marrë pjesë edhe vetë Haftar por jo Kryeministri Al-Serraj, përveç ndonjë ndryshimi të minutës së fundit.

Dje gjenerali libian u takua me kreun e diplomacisë greke Nikos Dhendias, ndërsa ky i fundit deklaroi se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Serray.

Greqia zyrtare i ka bërë thirrje Gjermanisë të kërkojë anullimin e marrëveshjes mes qeverisë së kryeministrit libian Al Serray dhe Ankarasë, që sipas saj kërkon të përvetësojë në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.

Kush është Khalifa Haftar?

Ai mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë, por edhe i thjeshtë, i etur për ta bërë veten të pëlqyer. Ai alternon mënyrat fodulle të ushtarit të karrierës me ato të një burri shteti që aspiron të jetë dominues në politikën e madhe, por në thelb ai është i vetëdijshëm se kjo nuk është bota e tij. Shumë i sigurt për veten e tij kur flet për armë, ushtarë, përparime dhe kufij. Sidoqoftë ai nuk është i aftë të shpjegojë strategjitë e tij afatgjata, ose atë që do të dëshirojë të bëjë kur të arrijë më në fund në Tripoli për të instaluar qeverinë e tij.

«Nuk është koha për demokraci. Nuk po kërkoj dialog. Së pari duhet të luftoj armiqtë e mi, militantët, terroristët. Më vonë, kur Libia të jetë e qëndrueshme, atëherë ne do të flasim përsëri për zgjedhje dhe lirinë e shtypit”, ka deklaruar ai para disa ditësh për ‘Corriere della Sera’.

Ishte viti 2014 kur Haftar filloi "operacionin e tij të dinjitetit" për të "rindërtuar" Libinë me pushtetin e tij në qendër.

Pavarësisht se është shpallur komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane, në realitet ai ka në përbërje komandantët e vjetër të ushtrisë së Gadafit.

Fushata ushtarake e tij tashmë ka zgjatur shumë gjatë. Dhe kjo shpjegon refuzimin e tij për t'u përkulur ndaj Moskës në orët e kaluara kur refuzoi marrëveshjen e armëpushimit. Ai zgjodhi rrugën e forcës. Nëse ai ndalon ai është i humbur. Hyrja në lojë diplomatike e dobëson atë. Ai filloi ofensivën ushtarake më 4 prill, i bindur se do të triumfonte ushtarakisht dhe në rrugën diplomatike ndaj Fayez al Sarraj. Nëse ai tani kthehet prapa, rrezikon gjithçka, madje edhe jetën.

I.C./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'i përgjigjen shqiptarët thirrjes së Ilir Metës për protestë më 2 mars?

Komento

Komente

  • .....: 18/01/2020 14:12

    Analist i perkryer .

    Përgjigju
  • al ta: 18/01/2020 11:45

    kush kundershton rusin e ameriken esht i vdekur.....po ky esht tarallak beduin i libise si puna e gadafit dhe akoma se kupton qe nuk duhet ta kruaje me mjellin e gjermanit

    Përgjigju