Shantazhuan dhe përdhunuan një 15-vjeçare, në pranga 5 persona në Mirditë, nga 17 deri në 44 vjeç

Shantazhuan dhe përdhunuan një 15-vjeçare, në pranga 5 persona në Mirditë, nga 17 deri në 44 vjeç

Foto ilustruese

5 persona, nga 17 deri në 44 vjeç, janë vënë në pranga në Mirëditë pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në muajin prill.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe A.Gj  17 vjeç janë arrestuar pasi me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare. E mitura dhe 5 të arrestuarit ishin të gjithë nga i njëjti fshat,Tarazh të Rrëshenit.

Bëhet me dije se një nga personat e përfshirë në ngjarje e ka mashtruar të miturën duke i bërë një video, nëpërmjet të cilës e ka shantazhuar më pas duke i kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale edhe me shokët e tij.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.   Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS