SHBA: 10 milion dollarë për 'kokën' e al-Awlaki, një nga krerët e al-Kaedës

SHBA: 10 milion dollarë për 'kokën' e al-Awlaki, një nga krerët e al-Kaedës

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informacione rreth dy anëtarëve të armikut të vjetër, al-Kaedës.

SHBA-ja ofron 6 milionë dollarë për informacion mbi Sa’ad bin Atef al-Awlaki dhe deri në 4 milionë dollarë për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy anëtarët e grupit terrorist kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.

Këto aksione të Amerikës, vijnë fill pasi SHBA ka vrarë 2 ish-liderë të ISIS dhe po lufton kundër terrorizmit.

Pak kohë më parë, forcat amerikane çuan në vetvrasje liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdad, gjatë një operacioni në Siri, ndërsa pak ditë më vonë, në krye të ISIS u caktua Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!