SHBA, 15-vjeçari vret prindërit e motrën dhe publikon foto në rrjetet sociale! Nuk i dorëzohet policisë, vret veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një 15-vjeçar ka vrarë me armë prindërit dhe motrën e tij më të vogël. Arsyet e vrasje nuk dihen ende, por adoleshenti pas krimit të kryer, e postoi në rrjetet sociale ngjarjen makabre me trupat e vdekur të familjarëve. Krahas fotove ai paralajmëronte se do të shkonte në shkollë dhe do të bënte të njëjtën gjë.

15-vjeçari vrau babanë e tij 63-vjeçar, nënën  Janna Colburn, 53 vjeçe dhe motrën e tij Emma Colburn, 13 vjeçe.

Postimi i fotove vuri në alarm policinë, që i shkuan në shtëpi pak minuta pas krimit duke kërkuar dorëzimin e adoleshenti, i cili nuk lëshonte armën nga dora. Për të mos rënë në prangat e policisë, 15-vjeçari Uilliam Colburn vrau edhe veten.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat, horoskopi për sot