SHBA, 660 mijë flamuj të bardhë në nderim të viktimave të COVID-19

SHBA, 660 mijë flamuj të bardhë në nderim të viktimave të COVID-19

Kur kanë kaluar pothuajse dy vite që nga shfaqja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19, në botë betejat për vënien nën kontroll të pandemisë nuk kanë të ndalur.

660,000 flamuj të bardhë nën nderim të 660 mijë viktimave që humbën jetën në SHBA për shkak të COVID-19 u vendosën para Qendrës Kombëtare në Uashington. Ekspozita e titulluar, "Në Amerikë, mbaje mend" dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat që po shkakton pandemia  e cila ende vret mesatarisht rreth 2,000 mesatarisht çdo ditë.

Ndërkohë që Londra ka lehtësuar masat e kufizimeve anti-Covid për udhëtarët. Nga 4 tetori, personat e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të nisen për në Angli, me kusht që ata të mos vijnë nga vendet të përfshira në listën e kuqe. Për më tepër, nga fundi i tetorit, testi PCR i kërkuar në ditën e dytë pas mbërritjes në tokën angleze do të zëvendësohet me një test antigjeni "më pak të shtrenjtë".

Nga anën tjetër Franca ka arritur  që të administrojë të paktën një dozë vaksine anti-COVID për 50 milion njerëz ose gati 75% të popullsisë, ndërsa 64% janë vaksinuar plotësisht. Shifra që e vendosin Francën në grupin kryesues sa I përket normave të vaksinimit në Evropë dhe botë,, tetë muaj pas fillimit të ngadaltë të fushatës. Irlanda, nga ana e saj, mburret se ka shkallën më të lartë të vaksinimit në të gjithë Bashkimin Evropian. Më shumë se dhjetë mijë të rinj midis moshës 12 dhe 15 vjeç që  u vaksinuan të Premten. Mijëra të tjerë priteshin gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit dhe zyrat e mjekëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë