Reforma zgjedhore dhe aktualiteti politik/ Katër ambasadorë 90' në zyrën e Bashës, Moses-Ones: Ishte takim privat! (VIDEO)

TIRANE-Katër ambasadorë, të vendeve më me peshë zbarkuan rreth orës 15:20 të ditës së sotme në zyrën e Lulzim Bashës. E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i Britanisë Duncan Norman dhe i Gjermanisë Peter Zingraf qëndruan në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha për rreth 90 minuta.

Në përfundim të takimit, Leyla Moses-Ones nuk pranoi që të bënte komente duke u shprehur shkurt "nuk kam komente, ishte takim privat". Tema e diskutimit mes Bashës dhe ambasadorëve nuk dihet, por referuar aktualitetit dhe ngjarjeve të fundit, në qendër të bisedës padyshim që ka qenë reforma zgjedhore, por edhe cështje të tjera. 

Report Tv solli pamjet e momenteve kur ambasadorët ngjitën shkallët e selisë blu dhe përfundimin e takimit të diplomatëve me liderin demokrat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet