Presidenti Biden: Në fund të majit SHBA do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit 

Presidenti Biden: Në fund të majit SHBA do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit 

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA do të kenë mjaft vaksina kundër koronavirusit për çdo të rritur deri në fund të majit. Kjo do të jetë dy muaj më herët sesa pritej më parë, por Biden tha se vaksinimi mund të zgjasë më shumë dhe njerëzit të binden ta marrin atë.

"Kur kemi hyrë në zyrë, administrata e mëparshme nuk kishte kontraktuar vaksina të mjaftueshme për të mbuluar injektimin e të rriturve në Amerikë. Jam i nderuar të deklaroj sot se për shkak të procesit tonë të përshpejtuar të cilin kam porositur dhe sapo nënvizova, ky vend do të ketë furnizim të mjaftueshëm me vaksina për çdo të rritur në Amerikë deri në fund të majit”, tha presidenti Biden.

Kompanitë farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor ‘Johnson&Johnson’ dhe ‘Merck’ do të bashkohen për të rritur  në SHBA prodhimin  e vaksinës e cila jepet me një dozë. Biden e krahasoi bashkëpunimin midis dy konkurrentëve si një lëvizje e cila ishte arritur vetëm gjatë Luftë së Dytë Botërore.

Por një mesazh i tillë mund të bjerë në veshë të shurdhët. Shumë shtetet kanë vendosur të lehtësojnë masat në bare dhe restorante.

Madje në Teksas është vendosur të mos mbahen maskat. Ky vendim i bashkohet lëvizjeve të shpejta për të ndryshuar qasje ndonëse autoritetet vijojnë të luten për kujdes. Misisipi ka ndjekur po ashtu shembullin e Teksasit  Teksasin duke  deklaruar se nga dita e sotme përdorimi i maskës nuk do të jetë i nevojshëm. Shtete të tjera gjithashtu kanë njoftuar një lehtësim të disa masave. Michigan, do të lehtësojë kufijtë e kapacitetit në restorante dhe në tubime publike e rezidenciale. Karolina e Jugut ka hequr limitet për tubimet e mëdha, ndërsa kufizimet e kapacitetit për restorantet në Massachusetts u hoqën. Çikago ka rihapur shkollat ​​publike dhe San Francisco njoftoi lehtësimin e rregullave për muzetë, kinematë, palestrat dhe ngrëniet në ambiente të mbyll

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet