SHBA do të blejë 500 milion vaksina të Pfizer për t'i shpërndarë në të gjithë botën

SHBA do të blejë 500 milion vaksina të Pfizer për t'i shpërndarë në të gjithë botën

Foto ilustruese

SHBA do të blejë 500 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer për t'i dhuruar për 92 vende të botës me të ardhura të ulëta.

Rreth 200 milion doza do të shpërndahen deri në vitin 2021 dhe 300 milionë të tjera do të shpërndahen në gjysmën e parë të 2022. Këshilltari i lartë i Joe Biden për Covid-19 Jeff Zients ka punuar për marrëveshjen në fjalë gjatë muajit të fundit.

Të gjitha dozat do të shpërndahen përmes mekanizmit COVAX, nisma ndërkombëtare e vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ky është plani i Biden për të ndihmuar botën për të kaluar pandeminë, teksa kryesisht me vaksina do të ndihmohen vendet e varfra që kanë ngelur pas me këtë proces.

Ndërkohë këtë muaj Biden fillon vizitën e tij të parë jashtë SHBA si President ku do të takohet me disa zyrtarë në Europë dhe me Putinin ën Gjenevë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale