SHBA/ Donald Trump thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit

SHBA/ Donald Trump thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump përmendi për këtë mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova.

“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.

Sfiduesi i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden i cili sipas sondazheve deri tani është 10-15 pikë para Trump

Më herët gjatë këtij muaji, gjashtë shtete amerikane kanë planifikuar që të organizojnë zgjedhje përmes postës: Kalifornia, Utah, Havaje, Kolorado, Oregon dhe Uashington.

Këto shtete do t’iu dërgojnë votuesve të regjistruar fletëvotimet në mënyrë automatike, të cilat më pas duhet të kthehen mbrapsht në ditën e votimit, ndonëse disa qendra do të mundësojnë edhe votimin tradicional vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Rreth gjysma e shteteve amerikane u mundësojnë votuesve të regjistruar që të votojnë me postë, nëse ekziston kërkesa.

Kritikët e votave me postë argumentojnë se njerëzit mund të votojnë më shumë se një herë.

Trump pati thënë në të kaluarën se ekziston rreziku që “mijëra e mijëra persona të ulen në dhomën e dikujt dhe të plotësojnë fletëvotime”.

Megjithatë, nuk ka të dhëna për mashtrime të nivelit të tillë, bazuar në disa studime përgjatë viteve dhe Presidenti  nuk ka autoritet të shtyjë zgjedhjet pasi Kushtetuta i jep Kongresit fuqinë për të caktuar datën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet