SHBA fillon sot vaksinimin për COVID, ka nisur shpërndarja në të gjitha rajonet

SHBA fillon sot vaksinimin e popullatës kundër COVID. Prej disa orësh ka nisur shpërndarja e vaksinës në të gjithë rajonet e Shteteve të Bashkuara.

Kanë qenë zyrtarët amerikanë ata që më herët kanë deklaruar se vaksina e parë e koronavirusit Pfizer nga kompania BioNTech do të mbërrijë në SHBA që nga sot (14 dhjetor).

Shefi i Operacionit Warp Speed, programi i zhvillimit të vaksinave të administratës Trump, Gjenerali i Ushtrisë Gustave Perna, tha në një konferencë shtypi të shtunën se kompanitë e transportit do të fillojnë të shpërndajnë rreth 3 milionë doza të vaksinës së Pfizer-it në gati 150 qendra shpërndarjeje.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës, të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, që ka demonstruar të jetë 95% e efektshme në parandalimin e sëmundjes. Vaksina mund të merret nga mosha 16 vjeç e lart.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë do të jenë të parët në radhë për të marrë raundin e parë të 2.9 milion dozave në një kohë kur rastet po rriten në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë të lartë qeveritarë, duke përfshirë disa staf të Shtëpisë së Bardhë do të kenë gjithashtu akses në raundin e parë të vaksinave që nga kjo javë.

Stafi që punon ngushtë me Presidentin Donald Trump dhe Mike Pence do të jenë ndër të parët në vend që marrin vaksinën. Sipas medieve të huaja, qëllimi është të parandalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët