Ambasada amerikane: Gjyqtarët shqiptarë me rrogë 10 mijë € në vit, por pasuri 250 mijë € deri miliona dollarë

Nga miliona dollarë deri në 250 mijë euro pasuri të fituara në një vit deklarojnë një në tre gjyqtarë shqiptarë. Është kjo shifra e bërë publike nga ambasada amerikane e cila nëpërmjet një video shpjegon se si prej 2003 ata janë angazhuar në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Por sa është paga e një gjyqtari i cili deklaron miliona dollarë pasuri si dhe një në tre prej tyre që deklarojnë 250 mijë euro në vit?

Paga mesatare e një gjyqtari është 10.000 euro në vit. Një tjetër pikë e fortë sipas kësaj video është edhe hapja e proceseve gjyqësore e cila më herët prej 2003 kur ka nisur ky projekt bëheshin me dyer të mbyllura ndërsa sot janë të hapur duke shmangur dhënien e parave. Transparenca, aksesi qytetarëve llogaridhënia dhe eficenca sipas ambasadës kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm do të vazhdojë për të ofruar për shqiptarët drejtësinë që ata meritojnë.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqipëria lufton korrupsionin ndal korrupsionit.

A e dinit se paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10 mijë euro në vit. Megjithatë një në tre gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë. Në sistemin e vjetër gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme. USAID ka punuar për të përmirësuar sistemin. Nga 2012 USAID ka pajisur gjykatat me teknologji për regjistrimin audio, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Për të pakësuar vonesat USAID solli bashkë partnerët shqiptarë për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm dhe mund të paraqiten në gjykatë. Për të lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve dhe shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë, duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjerë nëse krijojnë vonesa të panevojshme. USAID po instalon pika informacioni elektronik për t'u dhënë qytetarëve akses falas" shkruan ambasada e SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kpk-ja: 13/11/2019 08:20

    ky tipi eshte tmerri i tmerreve, por kpk e konfirmoi...500 000 euro pasuri sot, pabuks nga vinjolli burrelit ne 2003. I nderuar komisioner publik! Lexova me vemendje ankimin tuaj per karstriot seliten dhe perveçse me erdhi per te qeshur me bemat e ketij halabaku (qe ju i radhisnit me shume saktesi) me shume per te qare se si ju nuk kerkoni rrezimin e vendimit te kpk, e cila per hir te se vertetes eshte qesharak, por e lini evazive. Po te shohesh vendimin e ankimit tuaj, eshte plot 33 faqe, me shume se a.malaj, d.prela etj per te cilin keni kerkuar shkarkim nga detyra, ndwrsa per kete qe shyqyr Zotit qe paskan qene grate qe e paskan mbajte me buke e shpi, vellai i gruas se pare ne Itali, babai i gruas se dyte, i dashuri i bashkejetueses midis prf te marteses se para dhe fillimit te asaj te dyte ...vellai qe i dhuron 4000 euro dhe kalon vitin me 30 euro ne Itali, blerjet per 1 cape buke te shtepive te gruas se dyte, por qe sot e kane bere me plot 4 ap. 2 ne tr dhe 2 ne gji te lalzit 500 000 mil lek, ju thoni se e lini ne dore te ap.te vendose?!!! Keni harruar nje fakt teper interesant pa kapur. Deri diku edhe mund t ja justifikoj sot gjithe ket pasuri, por keni harruar dicka ku i gjeti 2 000 000 leke qe bleu ap e pare ne tr ne dhjetor 2003 me nje rroge 1 vjecare gjyqtari ne Diber? ku eshte deklarata e bashkeshortes se ka paguar 1 000 000 leke per 50% pjesen takuese, ku e di une si qytetar se kjo eshte thjesht dhe vetem 1 manover per te justifikuar korrupsionin, qe edhe po te ishte vetem 1 000 000 leke ne 2003(pjesa takuese etij) per kete qe prinderit i kishte pa buke ne shtepi dhe mbante ne kurriz 4 motra vellezer te tjere minoren dhe te papune ne shtepi...nuk i justifikon dot. Pa piken e turpit kpk ka pranuar deklaraten e tij se keto ishin kursime te tij per 1 vit pune dhe ndihme nga familja e tij nga puna ne bujqesi...ku eshte pare qe maje malit ne vinjoll te Burrelit ne 2001-2003 ku as rruge nuk ka, veti 7 per t u ushqyer, familja kurseka 1 000 000 leke dhe ja jep ketij te bleje shtepi ne Tirane?!!! Ku eshte pare e degjuar qe ky jo vetem qe rrogen e linte rrugeve di-tr, tr-di, ndihmonte 6 anetaret e papune dhe minoren te familjes se vet, por 3 dite ne jave rrinte kollovar tek familja e bashkeshortes per 2 vjet rresht, pasi nuk kishte me se te jetonte dhe na blika dhe shtepi!!! Ky fakt eshte lehtesisht i provuar nese sheh gjyqet e tij, te cilat ishin marte - enjte, ndonjehere edhe e hene, dhe 3 dite ne Tirane. Ku eshte pare e degjuar qe ju beni skanerin e gruas se dyte, si financuese kryesore, babai i saj i fal mijera euro ketij (qe per hir te se vertetes keta as nuk jetojne me bashke prej kohesh) dhe çuditerisht ky del gjithmone i barabarte me te ne pasuri, 50% pjese takuese, pra ka 4 ap, garazhd, etj dhe gjysmat jane te tijat, pra 200 000 mije euro qe po te beje nje llogari 15 vjet x pagen 1 mil = 180 000 mil leke, po jetesa e vetja, se per te tjere as behet fjale ?!!! i nderuar, ky vendimi pervec se bloze eshte dhe qesharak, do te ishte ne nderin tuaj te benit shtese ankimi dhe te kerkoni rrezimin e vendimit !!! Si ka mundesi qe ky del figure e paster, kur i gjithe durresi e din qe kishte hyrje dalje familjare me Nard Murataj, sot i vrare si ish pjestar bande...si ka mundesi qe ky ben prokuror bashkeshortin e deputetes, jashte cdo logjike juridike dhe e quajne te afte, si ka mundesi qe gjyqtare e akuzojne per afera, ka plot 17 ankime, rekord per nga nr. e deri ish bashkeshortja e ka denoncuar per dhune dhe ju nuk kerkoni shkarkim?!!! E pafjale, por shpresoj qe dinjiteti i institucionit tuaj te vihet ne vend me tej !!!

    Përgjigju
  • Petritis HAJDUTIS VasiliQIS: 12/11/2019 20:45

    Kjo ishte ÇETA dhe KOPEJA e KRRIMIT të PLEPAVE të DURRËSIT , Por që USA dhe DASH i SHKËRRMOQI NJË nga NJË , dhe Shumë Shpejt këta ZUZARË HAJDUTË dhe KRRIMINELË me TOGA të ZEZA do Shkojnë në GOP të MAMASË tyre !! VDEKJE e PD KRRIMIT dhe LSI GRABITJES , që e KRIJOI këtë KOPE ÇAKENJËSH dhe HIENASH !! RROFTË USA , FBI dhe DASH

    Përgjigju
  • Projekti: 12/11/2019 19:43

    Po kan zemergjer gjyshe,teze, halla dhe daja qe i falin lek, toka dhe ndertesa. Ka dhe nga ato qe kan fitu ne lloto , bingo dhe kazino.

    Përgjigju
  • Pyka: 12/11/2019 19:09

    Më vjen keq,por nuk jemi popull shtetformus.Eshtë opinioni im!Jemi pak otoman!Fisnor!Kemi grire njëri-tjetrin,egoista,xheloza,thashethemexhinj,pak si dembela.Dhe në krye këtu janë politikanët!Keta i kanë emëruar gjyqtarë e prokurorë!Pisa politikanët,pisa organet e drejtësise!Mos të harrojmë këtu legalizimet-korrupsion total!ShBAja do te ja dal,sepse ka me vehte 90% të popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Hallexhi: 12/11/2019 18:56

    E di sa djem nenash kan marre me qaf keta qener gjyqtarë ?? Nje popull te tere..po vazhdojm te vritemi dita dites.. Keta e nxjerrin kriminelin me shërbim prove pa gjë të keqe.. 10 mij euro del i biri botes nga burgu e fillon e vret prap

    Përgjigju
    • Bordi Drejtues: 12/11/2019 20:38

      10.000€ te reja?! Se 10.000€ ju kushtojn takimet o shoku!

  • Sefer Hajdini: 12/11/2019 18:55

    Problemi eshte global shoku...jam dakort qe çdo person ne shqipni eshte kurruptus dhe i korruptushem. Po per veten e juaj ça na thoni?kurre te pa moralshmit nuk jane te besushem moralisht.

    Përgjigju
  • turi: 12/11/2019 18:25

    SPAKU TE MOS KETE ASNJE MESHIRE PER KETA NDYRESIRA,..

    Përgjigju
  • vera: 12/11/2019 18:23

    ORE C'FARE PRITNI ARRESTOJINI MASKARENJTE,,,,SE PARATE QE KANE BERE JANE PARATE QE I KANE MARRE POPULLIT NEPER GJYQE.....

    Përgjigju
  • sapa: 12/11/2019 18:19

    Neqoftese SHBA nuk fut marinsat ne shqiperi qe te arrestojne te gjithe pusht-tetaret kurre nuk do te behet shtet.Shqiptaret kane pasur mundesi keto 30 vjet dhe kane treguar qe jane populli me i paafte ne bote per te bere ndryshime politike ne favor te vet.Prandaj keto statistika qe jepen nga cdo ambasador ne tirane vetem se jane qesharake dhe asgje me teper.

    Përgjigju
  • Eko: 12/11/2019 18:13

    Neper burgje jane ata qe skane lek...kurse ata qe kane leke jane jashte!Keta qafira denimet e atyre qe i kane dhane lek,ia kane faturu fukarenjve qe skane lek

    Përgjigju
  • Populli: 12/11/2019 18:08

    Futjani kembet ne 1 kepuce sistemit te korruptuar shqiptar.Shpresat I kemi vetem tek ju. Te gjithe qe nuk mund te justifikojne pasurite e tyre tju konfiskohen edhe te denohen.Ky popull u lodh nga padrejtesite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit