SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje zbulimi për Doganat dhe Policinë Kufitare/FOTO

SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje zbulimi për Doganat dhe Policinë Kufitare/FOTO

Ambasadori Lu gjatë dhurimit të pajisjeve të zbulimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim. Në një njoftim në faqen zyrtare të "Facebook", Ambasada Amerikane sqaron se dje ambasadori Donald Lu ka marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të këtyre pajisjeve në kuadër të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare.

Sipas ambadës amerikane, këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij ambasadori Lu theksoi se prioritet i qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA-ve është lufta kundër krimit të organizuar.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane: 

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave.”

Dje Ambasadori Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim. Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare”. 

 


(Ambasadori Lu gjatë dhurimit të pajisjeve për Policinë Kufitare dhe Doganat)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira