SHBA: Luftanija kineze i afrohet në mënyrë të rrezikshme luftanijes amerikane

SHBA: Luftanija kineze i afrohet në mënyrë të rrezikshme luftanijes amerikane

Luftanije amerikane

Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë të rrezikshme një destrojeri amerikan në ngushticën e Tajvanit njoftoi të shtunën Komanda e amerikane e Indo-Paqësorit. Por Kina fajësoi Shtetet e Bashkuara për "provokimi të qëllimshëm” në rajon.

Marina amerikane dhe ajo kanadeze po kryenin një stërvitje të përbashkët, e të rrallë mes dy vendeve në ngushticë, kur anija kineze i doli përpara luftanijes amerikane ‘USS Chung-Hoon’, duke e detyruar atë të ulë shpejtësinë për të shmangur një përplasje.

Republika Popullore e Kinës pretendon se Tajvani është territor i saj. Qeveria e Tajvanit thotë se Pekini nuk e ka sunduar kurrë ishullin dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se SHBA-të do ta mbrojnë Tajvanin, në rast të një pushtimi kinez.

Flota e 7-të e Marinës amerikane tha se luftanija 'USS Chung-Hoon' dhe ajo 'Montreal' e Kanadasë po kryenin një udhëtim tranzit "rutinë" në ngushticë të shtunën./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit