SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Ndihmë ushtarake

SHBA - Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma shtesë për Ukrainën “deri në fund të mandatit të kësaj administrate”.

Uashingtoni tha 10 ditë më parë se do t’i dërgonte Ukrainës raketa, municione, mina dhe armë të tjera me vlerë 725 milionë dollarë.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të forcojë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, përpara se mandati i Presidentit Biden të përfundojë më 20 janar, kur Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump do të marrë detyrën./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur

GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur