SHBA/ Përfundojnë hetimet për çiftin shqiptar, aktori 35-vjeçar qëlloi në kokë gruan shtatzënë para se ta hidhte nga ballkoni! Vrau veten pas saj

SHBA/ Përfundojnë hetimet për çiftin shqiptar, aktori 35-vjeçar qëlloi në kokë gruan shtatzënë para se ta hidhte nga ballkoni! Vrau veten pas saj

Florind Belliu dhe Ornela Shehi

SHBA- Kanë përfunduar hetimet për çiftin shqiptar që u gjet i vdekur pranë pallatit ku banonin në New York. Sipas hetuesve, 28-vjeçarja Ornela Shehi ka pësuar traumë të fortë. Ajo është qëlluar në kokë nga bashkëshorti i saj, Florind Belliu, 35 vjeç para se të hidhej nga ndërtesa.

Pasi gruaja shtatzënë kreu aktin ekstrem (u hodh nga ballkoni), edhe Florind Belliu u hodh nga kati i gjashtë i banesës. Kjo vërteton se kemi të bëjnë me vetëvrasje të dyfishtë me paramendim të çiftit shqiptar. Vdekja e çiftit tronditi banorët e Pelham Parkway. Rreth orës 9 të mëngjesit të 7 gushtit, policia gjeti trupat e një burri dhe një gruaje në pjesën e pasme të 2199 Cruger Avenue.

Në momentin e vdekjes një banore në pallat, e cila në atë kohë ndodhej në banesën e saj, kujton: "Dëgjova një zhurmë, ishte e tmerrshme. E dëgjova kur u hodhën, e dëgjova. Mendova se ishte diçka e madhe." Një grua që kryente testimin e COVID-19 pranë banesës së çiftit tha: "Po dëgjoja të bërtiturat për një për një kohë të gjatë, sepse po qëndroja aty pranë stacionit të trenit."

Dëshmitarja tha se dëgjoi një "goditje" të fortë, përpara se të mbërrinte policia dhe u shokua kur mësoi se çifti kishte rënë nga ballkoni. Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York. Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet