SHBA: Putin ende synon kontrollin e pjesës më të madhe të Ukrainës

SHBA: Putin ende synon kontrollin e pjesës më të madhe të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin, ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, kanë thënë shërbimet amerikane të inteligjencës.

Megjithatë, trupat ushtarake të Moskës janë dobësuar aq shumë në luftë, saqë zyrtarët amerikanë besojnë se ato mund të bëjnë vetëm përparim të ngadalshëm.

Kjo nënkupton se lufta mund të zgjasë për kohë të gjatë, ka thënë shefja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, Avril Haines.

Në muajin mars, Moska ka rifokusuar trupat në Donbasin lindor, pasi ka dështuar që të fitojë kontrollin e kryeqytetit ukrainas Kievit dhe qyteteve tjera.

Putin ka ende të njëjtat synime që ka pasur në nisje të konfliktit, ka thënë Haines – që të kontrollojë pjesën më të madhe të Ukrainës.

Megjithatë, ajo beson se Rusia ka pak mundësi që të arrijë atë synim në një të ardhme të afërt.

“Ne vërejmë mospërputhje në mes të objektivave afërshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapaciteteve të tij ushtarake, një lloj mospërputhjeje në mes të ambicieve të tij dhe asaj që mund të arrijë ushtria”, ka thënë ajo në një konferencë të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Prej kur ka dështuar që të arrijë qëllimin fillestar për pushtim të Kievit, Rusia është fokusuar në kontrollimin e rajonit Donbas, në lindje të Ukrainës.

Në këtë zonë të madhe industriale, Putin pretendon, pa ofruar të dhëna, se Ukraina ka kryer gjenocid kundër rusishtfolësve. Forcat ruse kanë bërë përparim në këtë rajon, duke marrë kontrollin e qytetit të Severodonjeckut, mirëpo përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë të ashpër./REL


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkoi fëmijë dhe largohet si kampion, Iker Muniain i jep lamtumirën Athletic Bilbaos pas 19 vitesh

Shkoi fëmijë dhe largohet si kampion, Iker Muniain i jep lamtumirën Athletic Bilbaos pas 19 vitesh