SHBA: Rusia, Kina e Irani duan kaos e pastaj t'u flakin, por disa gjëra në Shqipëri nuk shiten! Rama: BE s'e mbajti fjalën, por mbetet rruga e vetme

TIRANE- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor' se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, pavarësisht faktit se nuk u hapën negociatat në samitin e liderëve të unionit në datë 18 Tetor. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, tha Leyla Moses-Ones, ndërsa theksoi se Rusia, Kina dhe Irani duan kaos dhe destabilitet dhe më pas të flakin.

Leyla Moses-Ones u shpreh se Shqipëria i ka refuzuar këto makinacione të këtyre vendeve. Edhe ambasadori i BE-së theksoi se është i vetëdijshëm se Shqipëria dhe Maqedonia u zhgënjyen nga vendimi, por BE dhe SHBA do të vijojnë që të jenë po aq prezente në këto shtete për t'i ndihmuar me reformat. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, Shqipërinë për negociatat dhe Kosovën për liberalizimin e vizave, por shtoi se rruga e vetme është Perëndimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Rama: BE-ja s'e ka mbajtur fjalën për shqiptarët, por Perëndimi është rruga jonë e vetme (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për Ballkanin se BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, Shqipërinë për negociatat dhe Kosovën për liberalizimin e vizave, por shtoi se rruga e vetme është Perëndimi.

"Është shumë e vështirë që të kuptohet nga të tjerët 'PS'-ja e marrëdhënies me SHBA-në që pa diskutim është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë dhe atë që kemi përjetuar si popull në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në. Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues i politikës së jashtme të SHBA pas Luftës së Ftohtë.

Nisi me një konflikt të madh, pastaj u shkua në bomba dhe tani po flasim për itensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Jemi larg paqes përsa kohë nuk ka një zgjidhje e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Pas vendimit të KiE-së në 18 tetor pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi në procesin e dialogut është tkurrur, pasi BE-ja me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dhe në radhë të parë i dha një goditje besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e icentivave që mund të mos mbahen. Nuk është hera e parë, pasi po bëhen disa që BE-ja nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nga shembujt më flagrant të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. Nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe një të kundërvihet, e gjitha vihet në pozitë të vështirë.

E kam fjalën për kushtëzimin absurd, një kushtëzim, që u mor në konsideratë dhe u adresa, të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin  e Zi. Është një rast unikal. Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mugesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes Europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin. Për shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë" tha Rama. 

Ora 12:02
Shtyrja e negociatave/ Analisti Serwer: Francës dhe Holandës t'i vijë turp

Analisti Daniel Serwer u shpreh gjatë konferencës 'Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria ka pësuar një zhvillim të mirë ekonomik. Ai tha se Francës dhe Holandës duhet t'i vijë turp për qëndrimin e mbajtur nga Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE.

Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”- Daniel Serwer. 

Ora 11:54
Soreca: U zhgënjyet për negociatat, por SHBA dhe BE janë këtu cdo ditë për t'u ndihmuar

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca gjatë fjalës së tij tha se SHBA dhe BE do të jenë cdo ditë në Ballkan për të ndihmuar shtetet për t'u afruar me familjen Europiane. "Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në trasnformimin, por duhet të vijojë punën  për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për moshapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen.

Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu cdo ditë për të ndihmuar cdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithcka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t'u ndihmojmë" tha Soreca.

Ora 11:05
SHBA: Rusia, Kina e Irani duan kaos dhe t'u flakin! Por disa gjëra në Shqipëri nuk shiten (VIDEO)

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor' se Shqipëria është parë gjithmonë nga Rusia, Kina dhe Irani si një burim shfrytëzimi për kaos dhe destabilizim dhe më pas për t'u flakur tej. Diplomatja tha se Shqipëria i ka refuzuar këto makinacione nga këto vende, pasi e ka vendin në BE.

"Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por tani reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar, që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë jashtë tij po e ndjekin. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.

Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj.

Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur.

Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore" deklaroi ajo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 28/10/2019 22:15

    Jemi me fat qe kemi miq Amerikanet perndryshe Francezet e Ruset do na benin toke e hi si gjithnji. Copetimi i trojeve Shqiptare gjithmone eshte bere me ndihmen e rusise dhe frances. Mbaju Nene e mos ke frige se ke djeme ne Amerike. Zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine.

    Përgjigju
  • Ne NuK Harrojme: 28/10/2019 15:33

    Ne jemi US, jemi SHBA, kete ta dine jashte e brenda vendit! Hollanda partnere e US duhet te shihet me besueshmerine e Turqise nga US' Franca eshte Po Franca ....

    Përgjigju
  • Lui: 28/10/2019 15:29

    Zoti Rama, edhe per ne shqiptaret e vetmja rruge eshte BE. Por ti si kryeminister qe je, duhet te tregohesh pak “kopil” me keta te BE, sic ben edhe Serbia. Dmth fare thjeshte te besh loje te dyfishte si Sander Vuciqi. Meqe BE na refuzoi atehere te kthehem syte nga lindja, Rusia e Kina. Se edhe keshtu si qen i rrahur nuk mund te jete Shqiperia, qe ata dru neve, dhe ne prap si qen i rrahur i rrime me perkedheli Frances dhe Europes.. Provo ta luash nje here karten e Rusise dhe Kines shiko kur te vijne e te na lusin.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 28/10/2019 14:29

    Irani, Kina dhe Rusia e kane rrugen e mbyllur ne shqiperi ....???!!! Por kush do investoj te ne , kur rracisti Macron e shprehu hapur uurrejtjen e tij per Shqiperine. USA jo se duhet ti bente presion Frances per ne, por thjesht ti jepte urdher

    Përgjigju
  • Hasani: 28/10/2019 13:52

    Ariu polar tashme qe Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut nuk u pranuan ne BE eshte me afer se kurre. Bile kelyshet e tij Sali Berisha Ilir Meta Lulzim Basha Monika Kryemadhi jane gati per tu hedhur ne sulm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë