SHBA sanksione ndaj rrjetit të personave që mbështesin programin ushtarak të Iranit

SHBA sanksione ndaj rrjetit të personave që mbështesin programin ushtarak të Iranit

Flamuri i Iranit

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se ky rrjet ka kryer transaksione dhe ka ndërmjetësuar në blerjen e pjesëve të ndjeshme, kritike dhe të teknologjisë për zhvillimin e raketave balistike të Iranit, përfshirë për Ministrinë iraniane të Mbrojtjes dhe Forcat e armatosura logjistike, që janë nën sanksione amerikane.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe atasheu i mbrojtjes së Iranit në Pekin, Davoud Damghani, që Thesari e ka akuzuar për koordinim të blerjeve të pajisjeve që lidhen me ushtrinë. Këto blerje thuhet se janë bërë nga Kina për përdoruesit iranianë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë rrjetet keqdashëse transnacionale që fshehurazi mbështesin prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programet e tjera ushtarake”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet amerikane vijnë një ditë pasi Irani pretendoi se ka krijuar një raketë hipersonike, që sipas Teheranit, është e aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe fluturon me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara