Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e 'Premtja e Zezë', dita menjëherë pas festës së Falenderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh.
Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë 'Adobe Analytics', shpenzimet në internet u rritën me 2.3% edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë. Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritje të mëdha të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
'Adobe Analytics', e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.
'Adobe Analytics' kishte parashikuar që shitjet gjatë kësaj dite të rriteshin në një masë modeste prej 1%.
Një ditë që gjithashtu shoqërohet me ulje të mëdha çmimesh është ajo që njihet si 'Cyber Monday', e hëna e parë pas festës së Falenderimeve. 'Adobe' parashikon që edhe e hëna të shënojë një volum të madh blerjesh, me amerikanët që pritet të shpenzojnë rreth 11.2 miliardë dollarë.
Pritshmëritë ishin që konsumatorët të dyndeshin në dyqane pas kufizimeve që kishte shkaktuar më parë pandemia, por mëngjesi i së premtes tregoi më pak lëvizje se zakonisht në qendra tregtare, me përjashtime në disa pjesë të vendit.
Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas 'Adobe', blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte./VOA
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.8%
-
Nuk kam mendim
7.9%
Vota total: 3510
Lajme të tjera
-
SHBA rrëzoi balonën kineze, kërcënon Kina: Reagim i tepruar, do iu përgjigjemi
5 Shkurt, 09:03
-
Ushtria amerikane rrëzon balonën kineze që fluturoi mbi SHBA, dyshohej si spiune! Biden: Do kujdesemi ne për të
4 Shkurt, 20:46
-
Balona kineze që fluturon mbi SHBA ‘shuan’ shpresat për shkrirje diplomatike! Ç'po ndodh mes dy superfuqive?
4 Shkurt, 17:06
-
Pentagoni: Një balonë e dytë kineze identifikohet mbi Amerikën Latine
4 Shkurt, 15:51
-
Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE
4 Shkurt, 15:07
-
Çështja McGonigal, Vasili: Edi Rama nuk është më kryeministër! Është dëmtuar marrëdhënia Shqipëri-SHBA
4 Shkurt, 13:51
-
Deputeti Çollaku vendos kushte për protestën e Berishës: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim! Të jetë në fokus çështja McGonigal
4 Shkurt, 13:37
-
Raketë në ambulancë në Bakhmut, rusët vrasin mjekun amerikan
4 Shkurt, 12:45
-
Fondet e sekuestruara nga oligarku rus do i dhurohen Ukrainës, 5.4 milion dollarë për rindërtimin
4 Shkurt, 10:20
-
Bill Gates mendon si të shpenzojë paratë, kritikon Elon musk: Më mirë të paguaj për vaksinat sesa të udhëtoj në Mars
3 Shkurt, 22:33
-
SHBA/ Biden nuk mban përgjegjësi për rritjen e inflacionit: Situata ishte e keqe që kur kam marrë detyrën, tani ka më shumë vende pune se në çdo mandat presidencial!
3 Shkurt, 21:31
-
Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën
3 Shkurt, 20:27