SHBA/ Sulm me thikë jashtë Pentagonit, vritet një oficer i forcave mbrojtëse të objektit

SHBA/ Sulm me thikë jashtë Pentagonit, vritet një oficer i forcave mbrojtëse të objektit

Një oficer policie mbeti i vrarë me thikë në SHBA ditën e sotme, pas një incidenti në një stacion transporti para Pentagonit. Autori i dyshuar u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.

Selia e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, e cila ndodhet pak kilometra jashtë perimetrit të kryeqytetit të vendit, ishte të martën nën masa izolimi për disa orë pasi pati të shtëna. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje mes të shtënave dhe incidentit që la të vrarë policin.

Incidenti që la të vrarë policin ndodhi në platformën ku ndalet autobusi i sistemit urban Metrobus, i cili shërben për të dërguar punonjësit e Pentagonit në stacionet e metrosë, apo të linjave të rregullta të autobusëve. Kjo platformë ndodhet vetëm disa hapa larg ndërtesës së Pentagonit. Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.

Më herët të martën, Pentagoni njoftoi se ndërtesa është nën masa bllokimi “si rezultat i aktivitetit policor”. Agjencia përgjegjëse për sigurinë në këtë objekt, Agjencia e Forcave Mbrojtëse të Pentagonit, njoftoi pak para mesditës se skena e incidentit ishte nën kontroll.

Gjatë kësaj kohe, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatmadhorisë, ishin në Shtëpinë e Bardhë për një takim pune me Presidentin Joe Bden./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta