SHBA/ Trump nuk thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse humb në zgjedhjet e nëntorit

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga debati i parë presidencial mes Presidentit aktual Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, presidenti gjatë një konferencë për shtyp deklaron se nuk do të transferojë pushtetin në mënyrë paqësore nëse humbet zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, - tha Trump pasi u pyet nëse do ta transferonte në mënyrë paqësore detyrën dhe shtoi se rezultati zgjedhor mund të përfundojë në Gjykatën Supreme, pasi sërish vuri në dyshim votimet me postë dhe manipulimet që mund të bëhen.

Ndërkohë shumica e shteteve po inkurajojnë votimet nëpërmjet postës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Megjithëse është e pazakontë që një president amerikan të shprehë mosbesim në procesin zgjedhor. Edhe në zgjedhjet e kaluara, Trump nuk ka pranuar të thotë se do ta respektojë rezultatin zgjedhor nëse kundërshtarja e tij Hillary Clinton do të fitonte zgjedhjet.

Në lidhje me deklaratat e Trump , kandidati demokrat Joe Biden, tha se “Populli amerikan do të vendosë në këto zgjedhje. Dhe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara është plotësisht e aftë që t’i shoqërojë shkelësit nga Shtëpia e Bardhë”.

Zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit po mbahen në një klimë tejet të tensionuar për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, protestave anti-raciste dhe vendi vakant për Gjykatën e Lartë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 24/09/2020 16:22

    Mbaka ende shprese tek Putini ,Trump efendiu. Besoj ne pergjeshmerine e shoqerise amerikane per zgjedhjet presidenciale te 3 nentorit 2020.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë