SHBA, të shtëna me armë zjarri në një kompani, autori vret 5 punonjës dhe më pas veten

 SHBA, të shtëna me armë zjarri në një kompani, autori vret 5 punonjës dhe më pas veten

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në  kampusin MillerCoors në Milwaukee, SHBA. Autoritetet vendase shprehen se, i vdekur ka mbetur edhe autori, i cili ka vrarë veten pas ngjarjes makabre.

Mësohet se, si viktimat edhe atentatori ishin punonjës të kampusit MillerCoors në Milwaukee, i cili zotërohet nga kompania e Pijeve, Molson Coors.

Të dhënat janë konfirmuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Molson Coors, Gavin Hattersley përmes një postimi në  Twitter, duke thënë se vrasësi ishte një punonjës aktiv i birrës.  

Nuk dihen ende motivet që e detyruan atentatorin të ndërmerrte një veprim të tillë, ndërkaq bëhet me dije se më shumë se 1.000 punonjës ishin duke punuar në kampusin MillerCoors në anën perëndimore të qytetit në momentin e të shtënave.    

Në reagimin e tij referuar situatës, kryetari i Milwaukee Tom Barrett e ka cilësuar ndodhinë e djeshme si “një tragjedi e papërshkrueshme për qytetin”.

"Ne kemi për detyrë të veprojmë. Ne duhet të jemi më të përgjegjshëm si qytet, si shtet, si komb dhe t'i ndalojmë të ndodhin këto tragjedi të parandalueshme", ka thënë një qytetar.

Ndërsa një reagim ka patur edhe nga guvernatori i shtetit të Wisconsin, Tony Evers.

"Zemrat e popullit të Ëisconsin shkojnë me njerëzit që u vranë pa nevojë në MolsonCoors këtë mbrëmje," tha guvernatori. "Zonja e Parë dhe unë do të lutemi sonte së bashku për jetët e humbura".

Milwaukee, qyteti më i madh  në Wisconsin, i njohur për Muzeun Publik të Milwaukee, me fshatrat e shumtë të ri-krijuar ndërkombëtarë, dhe Muzeun Harley-Davidson, që shfaq motoçikletat klasike. Disa kompani birre, që ofrojnë turne të këtij produkti, janë po ashtu me qendër në Milwaukee.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët