Pasi Presidenti i SHBA Donald Trump miratoi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një “Zyre të Besimit” në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarja e tij shpirtërore, televangjelistja Paula White, u emërua si drejtuese e parë e këtij institucioni.
White tërhoqi vëmendjen katër vite më parë për një seancë lutjeje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, pasi ajo thërriste për ndërhyrje hyjnore që Trump të fitonte ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Goditini, goditini dhe goditini derisa të keni fitore. Engjëjt po dërgohen tani. Po dëgjoj zërin e fitores”, ishin disa nga fjalët e saj.
Kjo zgjedhje e Trump nuk është mirëpritur mirë nga disa njerëz, madje ata janë shprehur të zhgënjyer këtë vendim të presidentit.
"Edhe pse Presidenti Trump po zbaton ligje që përputhen me vlerat tona, kjo nuk do të thotë se ai ka ndonjë ide se çfarë është krishterimi biblik ose pse ka rëndësi," shkroi prezantuesi i krishterë i podcast-it John Mason në X.
"Paula White është një heretike e njohur dhe mësuese e rreme e njohur që nuk ka respekt për Ungjillin e Jezu Krishtit", shtoi ai.
Scott Ross, një trajner i udhëheqjes me bazë në Teksas dhe i vetë-quajtur "i krishterë ortodoks", e quajti lëvizjen e Trump "të neveritshme".
“Paula White, drejtuesja e Zyrës së Besimit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, nuk është lidere e krishterë. Ajo predikon herezitë e Ungjillit të Fjalës së Besimit dhe Prosperitetit, të dyja krejtësisht të kundërta me krishterimin autentik”, shkroi ai.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.9%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump i kërkoi Putinit që t’u kursejë jetën, Zelensky sqaron gjendjen e trupave ukrainase në rajonin rus Kursk: Nuk ka rrethim të ushtarëve tanë
15 Mars, 12:39
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
Trump urdhëron shpërbërjen e 7 agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës! Ndërpriten kontratat me Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse
15 Mars, 10:04
-
Kurthi i Carit dhe alarmi i shërbimeve sekrete amerikane
15 Mars, 09:44
-
Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR: Kemi qenë gjithmonë të hapur për marrëveshje me Kosovën, por nuk duhet të jetë e njëanshme
15 Mars, 08:06
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
Ish- zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
14 Mars, 21:16
-
Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?
14 Mars, 20:59
-
Trump: Bisedime frytdhënëse me Putinin, lufta mund të marrë fund
14 Mars, 17:31
-
Pas shumë vitesh e shkëputur nga muzika, Parashqevi Simaku publikon këngën e re 'Dashuria'
14 Mars, 17:19
-
Kina sot ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara
14 Mars, 16:39
-
Çmimi i arit shënon rekord historik, kalon 3,000 dollarë, teksa investitorët kërkojnë siguri
14 Mars, 15:40