SHBA: Ukraina nuk dorëzohet, kërkon riarmatosje të ushatrëve

SHBA: Ukraina nuk dorëzohet, kërkon riarmatosje të ushatrëve

Foto ilustruese

Ukraina nuk planifikon dorëzimin ndaj Rusisë dhe as Rusia nuk po tërhiqet nga lufta, madje pritet që vendet të riarmatosen. Agjencitë e inteligjencës amerikane presin qe luftimet në Ukrainë të ngadalësohen gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa theksojnë se nuk Ukrainës nuk i është zbehur vullneti për të  luftuar, pavarësisht goditjeve në rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjitike.

Kujtojmë se, shumë shtete të botës e kanë ndihmuar Ukrainës për të riparuar dëmet ë luftës, sidomos në infrastrukturë dhe në sistemin energjitik.

“Ne po shohim tashmë një lloj rënie në shkallën e luftimeve dhe ne presim që ndoshta do të vazhdojmë të shohim të njëjtën gjë në muajt e ardhshëm,” tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, DNI ) Avril Haynes.

Ai tha se gjithashtu se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë planifikuar të riarmatosen dhe të vazhdojnë luftën më të fortë se kurrë, sipas tij.

. “Në fakt, ne jemi mjaft skeptikë nëse dhe në çfarë mase rusët do të jenë apo nuk do të jenë të gatshëm për kundërsulm. Unë jam më optimist për ukrainasit në këtë hark kohor”, tha ai.

I pyetur për sulmet e vazhdueshme ruse në rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër politike, DNI Haynes tha se qëllimi i Moskës është të thyejë pjesërisht vullnetin e ukrainasve për të luftuar. Ai shtoi se Rusia duket se synon të zvogëlojë vullnetin e Ukrainës për të vazhduar luftën, duke pranuar se ekonomia ukrainase po merr një goditje të rëndë. Por gjithashtu, Rusia sipas tij, pjesë të planit të saj ka edhe zbehjen e vullnetit të ushatrëve rus.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Diplomatja Amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes! Gjermania mirëpret një tjetër 'valë' refugjatësh! Rusia sulmon lindjen dhe jugun e Ukrainës


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet