SHBA/ Vazhdojnë përpjekjet e pastrimit në zonat e goditura nga tornadot! Numri i viktimave shkon në 70

SHBA/ Vazhdojnë përpjekjet e pastrimit në zonat e goditura nga tornadot! Numri i viktimave shkon në 70

Pamje nga ndërtesat e shkatërruara

Po vazhdojnë përpjekjet e pastrimit dhe rimëkëmbjes pasi mbi 20 tornado shkatërruan një numër qytetesh në gjashtë shtete amerikane. Autoritet thonë se tornadot kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 70 personave. Shkatërrim e me dhjetra të vdekur kanë lënë pas tornadot që goditën 6 shtete amerikane.

“Kjo ka të ngjarë të jetë një nga valët më të fuqishme të tornadove në historinë e vendit. Ne do ta kalojmë këtë situatë së bashku dhe qeveria federale nuk do të braktisë komunitet e rajoneve të goditura”, tha Presidenti Joe Biden.

Pjesa më e madhe e qytetit të vogël të Mejfildit në Kentaki është shkatërruar nga stuhitë e fuqishme.

“Gjithë qyteti ynë duket thjesht si një zonë e shkatërruar. Kemi marrë ndihmën më të jashtëzakonshme nga ekipet e emergjencës, të cilat po bëjnë një punë shumë të mirë”, tha kryebashkiakja e qytetit të Mejfildit, Kathy O’nan.

Ndërtesa, ku më parë Myna Smith trajtonte pacientët e saj, është dëmtuar rëndë.

“Pacientët prisnin në këtë hapësirë”, thotë ajo.

Tani, klinika e saj e shëndetit mendor është shkatërruar nga tornadot.

Një fabrikë e prodhimit të qirinjve është shkatërruar dhe ekziston frika që 110 punëtorë ndodheshin brenda saj kur ajo u godit nga stuhia.

“E gjithë ndërtesa u shemb”, tha Kyanna Parsons Perez në një video që kishte filmuar disa minuta pas rrëzimit të ndërtesës.

Pamjet e filmuara me një dron tregojnë nivelin e shkatërrimit në Boulin Grin të Kentakit, pas goditjes nga një tornado me erëra që arritën shpejtësinë prej 240 kilometrash në orë.

“Kjo është shumë e rëndë, njerëzit humbën shtëpitë dhe jetën e tyre. Kjo nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha Jimmy Flemming.

Tornadot shkatërruan një objekt magazinimi të kompanisë Amazon në Eduardsvil të Ilinoit, ku zyrtarët kanë konfirmuar vdekjen e të paktën gjashtë njerëzve.

“Sot kërkoj nga ju që të luteni për viktimat dhe familjet e tyre”, tha kryebashkiaku i Eduardsvilit, Art Risavy.

Dëme të mëdha dhe viktima ka patur edhe në shtetin e Arkansasit.

Pas shpalljes së gjendjes emergjente nga Presidenti Biden, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, së bashku me agjencinë federale të emergjencave, FEMA do udhëtojë në Kentaki për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga tornadot./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone paditet me 35,000 dollarë, ja arsyeja

Sharon Stone paditet me 35,000 dollarë, ja arsyeja