SHBA/Dosja Ukraina, Rudi Giuliani, avokati i Trump, takoi pesë prokurorë ukrainas. Kështu ai mori informacione rreth Joe Biden

SHBA/Dosja Ukraina, Rudi Giuliani, avokati i Trump, takoi pesë prokurorë ukrainas. Kështu ai mori informacione rreth Joe Biden

Në rolin e tij si avokat personal i Presidentit Donald Trump, ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Rudi Giuliani, u takua me pesë prokurorë dhe ish-prokurorë ukrainas vitin e kaluar.

Sipas ‘Washington Post’, ai mblodhi prej tyre informacione për Hunter Biden, djalin e Joe Biden, atë kohë, anëtar i bordit të drejtorëve të një kompanie energjetike të Ukrainës.

‘Washington Post’ thotë se një sipërmarrës amerikan në Ukrainë, ka informuar gazetën se Giuliani, vitin e kaluar, kishte biseduar përmes Skype me ish-prokurorin ukrainas Viktor Shokin dhe i kishte kërkua atij informacione mbi aktivitetin e Hunter Biden.

Po sipas gazetës, Giuliani, në New York në muajin janar dhe përsëri në Varshavë në muajin shkurt, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të atëhershëm Iuri Lutsenko.

Avokati i Trump priste të shkonte në Kiev në muajin maj për të takuar presidentin e ri ukrainas, Volodimir Zelensky, por pasi ‘New York Times’ zbuloi programin e tij, ai anuloi udhëtimin. Sidoqoftë, ai takoi prokurorë të tjerë në Paris, përfshirë Nazar Kholodnitsky, kreun e zyrës së anti-korrupsionit në Kiev.

‘Washington Post’ thotë se disa prej personave që Giuliani ka takuar, i ishte ndaluar të hynin në SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)