SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë gjuhën e përdorur në parlamentin e Kosovës: Dhuna s’ka vend në shoqëritë demokratike, aq më pak ndaj një gruaje!

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë gjuhën e përdorur në parlamentin e Kosovës: Dhuna s’ka vend në shoqëritë demokratike, aq më pak ndaj një gruaje!

Vjosa Osmani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë dënuar kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, nga një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Tëitter, ambasada amerikane thotë se kuvendi ka humbur kohë duke u shpërqendruar në sulme personale dhe retorika politike, ndërkaq nuk ka arritur të marrë përgjegjësinë për të zgjidhur krizën ekonomike dhe shëndetësore në vend.

Postimi i ambasadës së SHBA-së

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, tha se dhuna nuk ka vend në shoqëri demokratike e sidomos ndaj gruas.

“Parlamenti i Kosovës duhet të bëjë punë konstruktive që të ballafaqohet me sfidat që ka përpara. Të gjithë duhet të përkushtohen për consensus politik dhe të përmbahen nga dhuna që nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e sidomos në kuvend dhe ndaj gruas, kryeparlamentares”, tha ajo.

Postimi i Nataliya Apostolova

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, të premten në mbrëmje, u ndërpre pas një përplasjeje verbale në mes të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeparlamentarja, përmes një postimi në Facebook njoftoi se e ka paraqitur rastin në polici. Incidentin e kanë dënuar edhe përfaqësues politikë e organizata joqeveritare në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 12/07/2020 08:57

    Askush normalo nuk mund ta perkrah dhunen e as gjuhen e dhuneshme,apo edhe te injorimit e poshtrimit, sic po degjohet e shihet edhe ne Kuvendin e Kosoves.ne Kuvend perfaqesuseit e popullit,ndoshta keshtu as nuk meritojne me te quhen,sespe populli nuk ju ka dhene besim per ofendime,sharje e psohtrime ,sespe edhe deputetet qe ju drejtohen me kete gjuhe dhune,jane te zgjehdurit e popullit,sic nuk po respektohen nga disa ne Kuvend.Gjuhen e dhunes nuk duhet perdorur nga askush,as nga deputetet e as nga drejtuesit e institucioneve,askush nuk ka te drjte te ofendoje askend,te gjithe jemi dhe jane te barabart para popullit,shtetit dhe ligjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)