SHBA-ja grant 800 mijë $ për kalatë e dëmtuara nga tërmeti, Kim: Kënaqësi të jem pjesë e ringritjes (FOTO)

SHBA-ja grant 800 mijë $ për kalatë e dëmtuara nga tërmeti, Kim: Kënaqësi të jem pjesë e ringritjes (FOTO)

Yuri Kim dhe Elva Margariti

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.  

Kim ka vizituar ditën e djeshme kalanë e Krujës së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti, ku edhe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”. Kim shprehu kënaqësinë të ishte pjesë e procesit të ringritjes së monumenteve të kulturës, të dëmtuara pas tërmetit, mes të cilave edhe monumenti i zgjedhur për të nënshkruar këtë memorandum.

Teksa shprehu adhurimin për Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ambasadorja tha: “Shënojmë fillimin e projektit për restaurimin e disa monumenteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë shkatërruar ndërtesa, por nuk ka dëmtuar shpirtin e popullit shqiptar dhe jam shumë e kënaqur që ndodhemi këtu për projektet në Durrës, Krujë dhe Prezë. Prej vitit të themelimit, në 2001, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera, por mbi të gjitha, dëshirën tonë, që miqtë tanë të mund ta ruajnë atë. Në Shqipëri ne kemi kontribuuar në shumë projekte përmes fondit të Ambasadorit, si restaurimi i Galerisë 3 në Kalanë e Gjirokastrës; dokumentimin e muzikës polifonike dhe restaurimin e Kullës së Shatit, në Tiranë. Jam shumë e lumtur të nënshkruaj sot, së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, këtë Memorandum Mirëkuptimi, prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kalasë së Krujës, mund të them, se ky është projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore”.

Ambasadorja falënderoi të gjithë partnerët që kanë kontribuuar në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në fushën e trashëgimisë kulturore. Ministrja Margariti tha se dëshmi se si trashëgimia kulturore mund të kthehet në një faktor zhvillimi jo vetëm lokal, por kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 28/06/2020 15:29

    Ministrja jone e dashur e kultures jo vetem nuk ka kulture, por nuk di as te flase. Ku e kane gjetur valle??

    Përgjigju
  • A. N.: 23/06/2020 23:39

    Sic i vodhen per qente ashtu do bejne edhe per kalate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet