SHBA/Joe Biden prezanton emrat kyç të kabinetit, rikthehet John Kerry

SHBA/Joe Biden prezanton emrat kyç të kabinetit, rikthehet John Kerry

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka prezantuar sot anëtarët kryesorë të kabinetit të tij për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

Alejandro Mayorkas është caktuar nga Biden në postin e sekretarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë i pari me origjinë latine në këtë agjenci.

Mayorkas, i cili ka shërbyer dhe më parë në postin e zv/sekretarit, i është ngarkuar detyra për rindërtimin e këtij Departamenti, të goditur rëndë nga politikat e forta kundër emigracionit të Trump, ku shpesh herë u ndanë dhe familje të tëra në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

Avril Haines, një ish- zyrtare e CIA dhe zv.këshilltar për sigurinë kombëtare është caktuar të drejtojë Inteligjencën Kombëtare dhe do të jetë gruaja e parë në këtë post kaq të rëndësishëm.

Bie në sy rikthimi në administratën e Biden emri i John Kerry, i cili do të jetë i dërguari special i presidentit për çështjet e klimës. Kerry njihet dhe si një ndër mbështetësit kryesore të Marrëveshjes së Parisit, nga e cila presidenti Trump u tërhoq.

Më herët mediat raportuan se presidenti i zgjedhur kishte caktuar si sekretar të Shtetit, Antony Blinken dhe Linda Thomas-Greenfield, ambasadore në Kombët e Bashkuara.

Blinken, një bashkëpunëtor i ngushtë i Biden ka shërbyer më parë dhe në rolin e një ndihmës këshilltari në administratën e Obamës.

“Këta individë janë me përvojën e nevojshme dhe janë testuar në sfida të mëparshme po aq sa janë dhe inovativë dhe krijues. Arritjet e tyre në diplomaci nuk kanë të krahasuar, por gjithashtu reflektojnë idenë se nuk mund të arrijmë të përballemi me sfidat e momentit me mendime të vjetruara dhe zakone të pandryshuara apo pa diversitet dhe perspektivë”, shkruan Biden në një deklaratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq