Mori 4000 euro pasi i premtoi efektivit se do të fitojë gradën nënkomisar, arrestohet pedagogu i Akademisë së Sigurisë! Dosja shkon në SPAK

Policia ka vënë në pranga pedagogun e Akademisë së Sigurisë Qetësor Gurra pasi akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga inspektori i sigurisë rrugore Dritan Lelaj, për t’i dhënë gradën e pamerituar të nënkomisarit Dritan Lelaj.

Në pranga u vu edhe edhe inspektori i policisë Dritan Lelaj nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme SPAK e cila kishte vendosur më herët arrest me burg.  

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tyre u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga Kodi Penal.

Subjektet e këtij procedimi penal, në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve.  Gjatë hetimit u kryen kontrolle banesash dhe zyrash ku u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme, ndërkohë që çështja është ende në hetim nga SPAK.

'Tiranë - Sot, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilin është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” për punonjësit e policisë:

- Kryekomisar Q.G., me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë;

- Inspektor D.L., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurimit për gradën "Nënkomisar".

Vendimi i GJPKKO për masën e sigurimit ndaj këtyre punonjësve të policisë u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në funksion të procedimit penal Nr. 382/2021 për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të kryera në përdorim të metodave speciale, u bë e mundur të dokumentohej me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë, e cila konsistonte në dhënien e premtimeve dhe kryerjen e veprimeve konkrete për të favorizuar në mënyrë të padrejtë kandidatët që konkuronin në testimin për gradën "Nënkomisar" në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021. Subjektet e këtij procedimi penal, në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të fallsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve. 

Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve. Veprimet dhe aktet proceduriale u referuan në SPAK. Hetimet vazhdojnë.  SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.'- njofton SHÇBA.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 05/12/2021 15:38

    eh mor Qetesor.....

    Përgjigju
  • Tan: 05/12/2021 01:35

    Na zhgenjeve Qetesor! Edhe pse e kishe hak me kohe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth

Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth