Shefi 'djall' i kuzhinës merr vëmendjen e të gjithëve me Fake News (FOTO)

Shefi 'djall' i kuzhinës merr vëmendjen e të gjithëve me Fake News (FOTO)

Renato Mekolli

Fake news-i (lajmi i rremë në Shqipëri) gjen vend në mediat online për të rritur klikimet dhe për të marrë vëmendjen (jo reale) të ndjekësve.

Në shumë raste personazhet e njohur të spektaklit dhe televizionit kritikojnë mediat kur ato i bëjnë pjesë në lajmet që publikojnë, me argumentet se modifikohen informacionet duke sjellë anën më të keqe të tyre dhe duke gjurmuar gjithmonë scoop-et.

Por kësaj radhe është një situatë komplet ndryshe, ku vetë personazhi i njohur ka përhapur një Fake News për të qenë në qendër të vëmendjes.

Renato Mekolli kuzhinieri i njohur me origjinë shqiptare që jetonte në Athinë, e rriti edhe më shumë famën në emisionin "Hell's Kitchen", ku shfaq sjellje shumë të rrepta me pjesëmarrësit e garës, siç dhe vetë formati i programit e do.

Para disa ditësh vetë kuzhinieri "djall' përhapi lajmin se kishte dhënë dorëheqjen nga emisioni që drejtonte.

Më pas në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se Renato ishte larguar edhe pse nuk dihej ende shkaku se pse kishte ndodhur.

Madje edhe median në të cilën transmetohet emisioni, "Top Channel", lajmi u publikua.

Më pas Renato publikoi në Instagram një foto ku shkruante "No Coment", duke rritur akoma dhe më shumë pikëpyetjet në kokën e audiencës.

Mbrëmjen e djeshme vetëm pak orë para fillimit të emisionit, kuzhinieri fajësonte fansat e tij dhe kritikat e shumta të tyre për largimin nga "Hell's Kitchen".

Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem, jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen!”, shprehej Renato në postimin e tij.

Kuzhinieri i njohur përhapi një lajm të rremë vetëm për të qenë për pak kohë në qendër të publikut, pasi mbrëmjen e djeshme ai ishte në emision si çdo herë tjetër.

Ky është rasti ideal se si vipat luajnë me audiencën që i ndjek, të cilët janë fansa të emisioneve të tyre.

Ndoshta Renato Mekolli ka dashur të sigurohet se sa është dashuria që ka publiku për të e se sa do ta kërkojnë, duke i futur të gjitha mediat në grackë, pasi ishte vetë ai, "burimi kryesor i infomacionit" që konfirmoi largimin (e rremë).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/12/2019 19:33

    O zot ku ka arritur niveli intelektual sot ne Shqiperi..Ja cfare promovohet nepermjet tv-ve kombetare,si te manipulosh..dhe si tjesh arrogant..o renato na preke zemrat me kete historin tende rrenqethese..njerezit skan kaluar akoma traumen e termetit,ti del dhe ben lolon ne media..rrofsh qe mundohesh te na kthesh buzeqeshjen me keto parodite e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti, ndërron jetë një person pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë

E zuri korrenti, ndërron jetë një person pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë