Shefi i Antiterrorit: Do doja t'ua tregonim shqiptarëve atë çfarë kemi parë në kampin e ferrit se nuk është Al-Hol

Gledis Nano, drejtori i Anti-terrorit ka folur për shpëtimin e katër fëmijëve dhe një gruaje shqiptare nga kampi Al-Hol duke thënë se morën hapa shumë të matur dhe e realizuan me sukses këtë mision. Më tej ai ka shtuar se do të donte që të gjitha pamjet e transmeturara në këtë kamp do të donte që të transmetoheshin, që shqiptarët të shohin çfarë ndodh atje.

"Çdo gjë këtu u tha, ajo që u krye në këto faza dhe ato që do të ndërmeren në të ardhmen. Cështja e sigurisë është parësore dhe e ekipit që do të udhëtojë në terren. Ne morën hapa shumë të matur. misioni jonë nuk ishte për të shkuar thjeshtë në kamp por për tu kthyer me rezultat. Hapat e tjerë në vazhdim. Do të doja shumë ato pamje që janë regjistruar dhe atë çfarë kemi parë ne në kampin al Hol nuk është një jetë që ka lidhje me ne.

Siç e përmendi kosulli ynë atje është kampi i ferrit dhe jo Al Hol", tha ai.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Lleshaj. "Sot jemi të gjithë në rolin e prindërve sepse të gjithë duhet të kujdesen për fëmijët. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion", Lleshaj


Lajmi kryesor:

Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve të nxjerrë nga Al-Hol! Mes të shpëtuarve dhe Endri Dumani, e motra refuzoi! 20 të tjerë transferohen në një kamp më të sigurt (VIDEO)


Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë të shërbimit dhe sigurisë?



×

Lajmi i fundit

John

Akuzuan se përdorte helikopterë të FA për fushatë zgjedhore, Ministrja Xhaçka padit PD-në